• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Pse e tremb Dibra, Partinë Demokratike?
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Pse e tremb Dibra, Partinë Demokratike?

December 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ka një debat shterpë që PD po tenton të mbajë gjallë ku në epiqendër është qarku i Dibrës dhe e deleguar politike për këtë qark nga PS, Olta Xhaçka. Sulmi i PD ndaj Xhaçkës, me pretendimin se ajo ka përdorur helikopterët e Forcës Ajrore për të shkuar në këtë qark për fushatë elektorale, janë rrëzuar me fakte dhe shifra nga Forca Ajrore e cila saktëson se ”Në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore.’‘. Madje, Forca Ajrore ka shkuar edhe me tej, kur ka dhënë detaje për lëvizjet e ministres me emra qarqesh dhe fluturimet e tjera të FA. ”329 fluturime të tjera kanë pasur si destinacion Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Elbasanin, Kucovën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Fierin dhe Tiranën. Theksojmë se përgjatë gjithë vitit 2020, Ministrja e Mbrojtjes, edhe pse ligji i njeh të drejtën e plotë të përdorë mjetet e Forcës Ajrore në çdo kohë e për çdo detyrë, e ka përdorur këtë të drejtë ligjore vetëm 4 herë në një vit, për të udhëtuar drejt qarqeve Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër, qarqe ku ndodhen edhe detashmentet rajonale te mbrojtjes së Forcave të Ar ma to sura.”

Mirëpo, përpos të gjithë këtyre sqarimeve, Partia Demokratike ka vazhduar sulmin ndaj ministres Xhaçka. Ajo që është më shumë se qesharake gjatë sulmit të sotëm, është se PD ka vazhduar luftën më mullinjtë e saj të erës duke iu referuar postimeve të ministres në Facebook, pra dukshëm pa asnjë fakt.

Por, pse Partia Demokratike vazhdon sulmin kur nuk ka asnjë fakt?

Natyrisht që arsyet janë tërësisht politike. Partia Demokratike e cila Dibrën e ka patur qark ku merrte 1 mandat më shumë se PS, por që kurrë nuk bënë asgjë për asnjë nga qytetet e këtij qarku, ka kuptuar se këto zgjedhje e kanë punën pisk. Rruga e Arbrit e sjell Dibrën për një orë në Tiranë. Këtë rrugë po e bën kundërshtari i tyre politik. Në qytete, nga Burreli në Peshkopi, pas zgjedhjeve të fundit lokale, ka filluar puna dhe po vihet dorë. Këto po i bën kundërshtari i tyre politik i cili ka të metat e tij, por fca gjëra duhen thënë siç janë. Thënë ndryshe, Partia Demokratike asnjëherë nuk e ka parë veten më keq se sot politikisht në Dibër, ndaj fluturon me ‘helikopter’ në kokë duke justifikuar rezultatin që ata presin në 25 Prill.

Mesa duket PD, duke dashur të mos ngjisë lajmi që sot nga Tirana në Klos mbërrin për 1 orë nga Rruga e Arbit, merret me helikopterë imagjinarë. Fakti që PD përton të shkojë në Dibër nga Rruga e Arbrit (pasi nga rruga e vjetër nga Shkopeti nuk bëhej fjalë), fakti që PD nuk përballon dot faktin që kundërshtari i saj politik ka bërë realitet premtimin epokal të Rrugës së Arbrit, i ka çuar në batakun që janë shfaqur këto ditë, duke bërë politikë më Forcat Ajrore, njëlloj siç bën me mjekët duke i sulmuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Nga Venecia nuk erdhi as kali i betejës, as shpata!
Previous article BLEDI LUMANI/ Përse do të duhej të kthehej një i ri, në Shqipërinë e Lulzim Bashës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k