• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Përse do të duhej të kthehej një i ri, në Shqipërinë e Lulzim Bashës?
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Përse do të duhej të kthehej një i ri, në Shqipërinë e Lulzim Bashës?

December 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha premtoi gjatë një takimi që ka zhvilluar me disa gra një ditë më parë, se nëse bëhet kryeministër, do të kthejë të rinjtë shqiptarë që janë larguar ndër vite për “faj të Edi Ramës”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që jo vetëm të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, por edhe ata që janë larguar të kthehen dhe të nisin një jetë të re pranë familjeve të tyre”, tha Basha.

Se si do ta bëjë këtë gjë, nuk e shpjegoi. Por, e marrim të mirëqenë se e ka seriozisht këtë premtim.

Puna është, si do ta bindësh një të ri që ka shkuar në Perëndim, të kthehet sërish në Shqipërinë e Lulzim Bashës.

Është në gjëndje ai, nëse vjen në pushtet, fjala vjen të sigurojë pagesat që ata marrin andej, një mijë, dy mijë, tre mijë e kusur euro?

Apo të sigurojë një konkurrim të ndershëm në administratë, e cila sa herë ndërrohet pushteti, “pushtohet” nga çeta e militantëve?

Apo të sigurojë se ata do të kenë infrastrukturën, shëndetësinë, drejtësinë, rendin, qetësinë, parqet etj etj, që ata i gëzojnë në Perëndim, dhe do të zhduket korrupsioni, pandëshkueshmëria e të gjitha këto të tjerat?

Natyrisht që këto pyetje nuk kanë nevojë për përgjigjie, se përgjigjien Lulzim Basha e ka dhënë me shembullin e vet personal.

Ai është i vetmi politikan, që flet për varfërinë e qytetarëve, ndërsa vetë shkon e jeton nëpër vila. Dhe jo në një e dy, po në katër të tilla.

Ai është i vetmi politikan që flet për drejtësinë, por vetë kur i është dashur të përballet me të, i është fshehur me procedura.

Ai është i vetmi politikan që flet për konkurrencë, por vetë ka hyrë në politikë pa asnjë meritë, duke qenë thjesht shoku i vajzës së kryetarit. Dhe meqë jemi tek të rinjtë, shihni shembullin si u soll me të rinjtë e PD-së, kur caktoi listën e kandidatëve për deputetë në 2017-n: Zgjodhi Ervin Salianjin që humbi garën për kreun e FRPD-së dhe la jashtë atë që fitoi, Belind Këlliçin.

Ai është i vetmi politikan që flet për zgjedhje të ndershme, por vetë ka vjedhur dhe manipuluar çdo zgjedhje brenda partisë.

Për të mos përmendur, që është i vetmi i ri në politikën shqiptare që ka hyrë me 1 mln euro pasuri, pa dhënë kurrë shpjegime të qarta se ku i gjeti ato.

Ndaj, thjesht është i pabesueshëm, si “shpresa e të rinjve”. Sidomos pastaj, nëse i shton edhe faktin, se ai po iu kërkon atyre të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që në krah ka pikërisht ata prej të cilëve shumë prej tyre u larguan.

Hajde e thuaj një njeriu normal tani, që të kthehet në Shqipëri, kur alternativa e ardhshme qeverisëse në vend të Ramës, është sërish Berisha, Meta, Kryemadhi, Mediu, Ndoka e me radhë.

Ndoshta mund t’i gënjente me çunin e Fahriut, si i “shkolluar” jashtë, por dhe atë e përzuri!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Pse e tremb Dibra, Partinë Demokratike?
Previous article ILIR BEQAJ/ Nën dritën e mësimeve të Lulëzim Bashës dhe opozitës, Serbia dhe Greqia duhet të nisin...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k