• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ “Kushtetuesja” u ngrit, opozita ra sërish
Home
Politikë

FLOGERT MUÇA/ “Kushtetuesja” u ngrit, opozita ra sërish

November 11th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Flogert Muça/

Dita e sotme është një ditë e mirë për drejtësinë në Shqipëri. Gjykatës Kushtetuese i janë shtuar edhe dy anëtarë të rinj sot, të votuara nga Kuvendi, duke e çuar në pesë numrin total të anëtarëve ose thënë ndryshe, duke arritur kourumin me 5 anëtarë nga 9 anëtarë që kjo gjykatë duhet të ketë gjithësej. Kjo ngjarje duhet t’i gjente palët politike në Tiranë të bashkuara njëlloj si kur u votua reforma në drejtësi, por fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.

Ajo që ndodhi sot dhe ka ndodhur rëndom këto vite në Tiranë është qëndrimi antireformë nga ana e opozitës, e cila herë e ka përdorur atë për të sulmuar kundërshtarin e saj politik si pengues të saj e herë ka sulmuar reformën si ant-kushtetuese.

Dita e sotme  na ka kujtuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës në Tiranë, e cila sa vjen e ngjan më qesharake dhe joserioze përballë shqiptarëve (sepse për ndërkombëtarët ka kohë që kjo ka ndodhur). E për të kuptuar se sa qesharake është opozita e Bashës e Kryemadhit (Metës), mjafton të kujtojmë qëndrimin e saj para pak javësh. Para vendimit për çeljen e negociatave, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi &co, me flamurin e dashnorëve të Gjykatës Kushtetuese bërtisnin nga Tirana në Bruksel se Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe se Edi Rama është fajtori për këtë situatë. Aq shumë e thonin këtë argument, sa në një moment të bëhej të besoje se vërtetë ata janë dashnorë të drejtësisë së re dhe Shqipërisë europiane.

Por, shumë shpejt erdhi dita që Gjykatës Kushtetuese t’i shtohen anëtarët dhe e vërteta e qëndrimit të PD-LSI u shfaq hapur në sy të të gjithëve. Natyrisht, ata nuk ishin e nuk mund të jenë dashnorë të drejtësisë se re, ndaj edhe sot dolën hapur kundër ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Pa iu dridhur fare qerpiku dhe pa patur asnjë fije turp përballë shqiptarëve, opozita sot doli kundër ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, për të cilën deri dje akuzonin kundërshtarin e tyre se e pengonte.

Është kjo panorama që sheh sot në opozitën shqiptare edhe SHBA e BE, të cilat menjëherë pas votimit të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, njëzëri përshëndetën votimin e parlamentit duke theksuar se votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

E vetmja që nuk di çfarë do dhe që ka një qëndrim të ndryshëm në varësi të situatës politike është opozita, e cila edhe njëherë tregoi se nuk i ka interesuar asnjëherë ngritja e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm përfitimi politik i momentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ I vetmi konflikt interesi tek Kushtetuesja, është shkarkimi i Ilir Metës
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k