• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ “Çmenduria” e Metës në median estoneze që turpëron Shqipërinë
Home
Politikë

FLOGERT MUÇA/ “Çmenduria” e Metës në median estoneze që turpëron Shqipërinë

October 9th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Flogert Muça

Ilir Meta ka vazhduar ditën e djeshme ‘çmendurinë’ e tij politike duke sulmuar në një media estoneze kryeministrin Rama. Pas luftës me Venecian e cila me opinionin e saj e ‘’shkarkoi’’ pak ditë më parë për shkelje të Kushtetutës e ku nga ana tjetër ky komision i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si legjitime, Presidenti Meta i tërbuar nga beteja e tij  e humbur për të penguar zgjedhjet, sulmon kryeministrin e vendit të tij në mediat  e huaja.

Ilir Meta me intervistën e dhënë dje për median estoneze ku theksonte se ”Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend”.

Kjo deklaratë e tij në cilësinë e Presidentit të Republikës është një turp e një marrë që të bën të vësh duart në kokë. Presidenti, i cili presupozohet të jetë simboli i unitetit kombëtar del në mediat e huaja dhe flet larë e pa larë kundrejt kryeministrit të vendit të tij dhe të gjithë institucioneve Kushtetuese të shtetit.

Ilir Metës ‘ja kemi falur’ (edhe pse nuk i takon si President) që të bëjë politikë në Tiranë dhe brenda përbrenda vendit. Në Shqipëri është pranuar edhe Ilir Meta që edhe pse i zgjedhur President të bëjë fushatën elektorale të LSI-së, ku nga një video e dalë në media del teksa i jep një zarf një qytetari si qokë para zgjedhjeve. Por, të nxijë vendin e tij në mediat e huaja një javë para vendimit për çeljen e negociatave Shqipëri-BE, është e turpshme dhe e papranueshme.

Ilir Meta lojën e tij politike me Edi Ramën mund ta luajë brenda vendit. T’i thotë (siç ka bërë) një mijë të zeza, pasi në fund të fundit shqiptarët dinë kë zgjedhin në ditën e zgjedhjeve, siç kanë bërë deri më sot, por, kurrësesi nuk duhet çuar nëpërmend që një President që duhet të përfaqësojë unitetin e kombit, pa pikën e turpit shkon e nxjerr mllefin e tij politik ndaj kryeministrit të vendit të tij.

Sikur të mos mjaftonte Basha e Kryemadhi që nuk kanë lënë asnjë kancelari e parlament në BE pa mbushur me mllef politik për të penguar negociatat, tani çmenduria arrin kulmin, kur shkon vetë Presidenti dhe shan qeverinë e vendit të tij dhe institucionet  Republikës që përfaqëson.

Por, e gjithë çmenduria e Metës që u derdh dje ne median estoneze është në fakt trguesi i qartë i hallit të madh që ka Meta në raport me vazhdimin e jetës së tij politike. Akti i sulmit ndaj institucioneve të vendit të tij ne mediat e huaja është vetëm episodi i fundit që tregon se atij si ka intersuar kurrë integrimi i vendit në BE (siç i vuri emrin partisë apo propagandon sot), por integrimi i interesave të tij personale në agjendën e pushtetit dhe drejtësisë së re, për të cilën bëhet e gjithë lufta opozitare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDELI BARDHI/ Ilir Meta si Sanço Panço i kohëve moderne
Previous article ASTRIT PATOZI/ Jam dakord plotësisht me Ilir Metën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k