• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Basha si ‘mashë’ e Kremlinit kundër BE-së dhe Shqipërisë
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Basha si ‘mashë’ e Kremlinit kundër BE-së dhe Shqipërisë

March 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Investigimi i revistës prestigjoze amerikane “MotherJones” ku zbulonte se si Rusia kishte qenë financuese e 675 mije dollarëve për Bashën që të destabilizojë Shqipërinë ka kthyer edhe njëherë sytë nga skandali i lobimit me para të pista duke nxjerrë zbuluar edhe strategjinë anti-SHBA/BE të PD-së.

Artikulli i revistës amerikane ishte i gjatë dhe i detajuar, ku shpjegohej e gjithë skema e përdorur nga PD dhe Rusia për të destabilizuar vendin. (Investigimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU).

Në mediat shqiptare nuk është hera e parë që shkruhet për një lidhje të ngushtë Basha-Rusi. Kjo u faktua edhe në kohën kur PD-ja ishte ngujuar në çadër dhe ndërsa sulmonte SHBA/BE, Basha zhvillonte takime të ngrohta me ambasadorin rus në Tiranë.

Mirëpo, asnjëherë nuk ishte bërë një investigim aq i thellë sa ai i prestigjozes “MotherJones”, e cila sot në mënyrë qesharake është sulmuar nga PD-ja dhe ambasada ruse në Tiranë se është një revistë e dorës së dytë dhe e blerë. A e di PD dhe ambasada ruse se Revista “Mother Jones” doli për herë të parë në shkurt të 1976-s si një revistë progresive me fokus te informacionet, komentet, investigimet dhe reportazhet politike, ekonomike, për të drejtat e njeriut dhe kulturës. Për artikujt dhe investigimet është fituese e shumë çmimeve në SHBA.?

Pra, edhe pse kjo revistë ka fituar çmime në SHBA për investigimet e kryera prej saj, PD dhe ambasada ruse në Tiranë të tronditura e sulmojnë bashkërisht. Duke treguar edhe njëherë se në fakt PD dhe Rusia janë krah njëra tjetrës e që investigimi është aq i vërtetë sa i nevrikos jo pak palët e përfshira.

Por, çfarë fshihet pas këtij lobimi dhe investimi rus në PD? Cilët janë faktet e tjera që vërtetojnë se lidhja PD-Rusi është e fortë dhe se Basha po përdoret si mashë nga Kremlini?

E gjitha në fakt është në dritë të diellit. Lulzim Basha që para zgjedhjeve, ose më saktë që në nisje të reformës në drejtësi e cila u mbështet fort dhe u sponsorizua nga SHBA-BE, ka nisur sulmet ndaj perëndimit. Sulme të cilat janë intensifikuar (sidomos ndaj BE-së) çdo ditë e më shumë. E gjitha ndodh në një moment delikat për BE-në të cilin Rusia po e shfrytëzon maksimalisht për të shtrirë influencën e saj.

E ndërkohë që nga njëra anë kemi një kryeministër që është bërë njësh me SHBA e BE-në, Rusia ka gjetur Lulzim Bashën (i cili në CV e ka të shkruar mirë se çfarë di të bëjë për vendin e tij), që ta përdorë kundër BE-së e rrjedhimisht, kundër Shqipërisë. Sulmet e Bashës ndaj BE-së kur ishte në Tiranë dhe sulmet ndaj Shqipërisë kur ishte në Bruksel, janë dëshmi e qartë e një përdorimi të shfrenuar nga Rusia.

Lulzim Basha është lideri i dytë pas Gruevskit të Maqedonisë që përdoret për të penetruar Rusia me thellë në Ballkan në një kohë kur i gjithë rajoni po sheh dritë jeshile nga BE-ja.

Siç duket nga sjellja e Bashës kundër BE-së dhe kundër Shqipërisë, Kremlini ka gjetur një të dëshpëruar i cili në kushtet kur shihte që drejtësia po reformohej dhe zgjedhjet si fitonte dot, iu dorëzua “ariut të madh rus” me shpresën e një destabilizimi që mund të sillte pushtet.

Kaq e thjeshtë dhe kaq e kulluar është kjo lidhje Basha-Kremlin, sa mjafton të shohësh si sillet Rusia ndaj BE-së dhe ta krahasosh me deklaratat e PD-së kundër BE-së dhe të duket sikur i ka shkruar e njëjta dorë.

Basha i ka shpresat te Rusia, ndërsa kjo e fundit e përdor atë si mashë për orekset e veta gjeo-politike!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krijohet një pemë gjenealogjike që lidh 13 milionë njerëz mes tyre
Previous article PIERLUIGI BATTISTA/ Perëndimi i papritur i Republikës së Dytë, njësoj si në 1994-ën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k