• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FATBARDH KADILI/ Humbësi nuk ka ndërmend të lëshojë karrigen e PD-së!
Home
Blog

FATBARDH KADILI/ Humbësi nuk ka ndërmend të lëshojë karrigen e PD-së!

August 10th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Më keq se çdo herë! Jemi në situatën më të keqe ndonjëherë.

Humbëm në ‘91. U frustruam. Na “iku petlla” siç thonë. Por, kishim bindje se jemi më të mirët, jemi e ardhmja. Kishim frymë. Ishim qeniet më të lira të kohës.

U rrëzuam në ‘97. Por kishim bindjen se na u bë padrejtësi. Na rrëzuan me fajde dhe me armë ata që kishin shkretuar vendin për 50 vjet. Kishim bindje se ishim naivë, por më të mirët, më të ndershmit. Mbi këtë bazë ndërtuam me mund frymën. U ringritëm.

U rrëzuam edhe në ‘13. Por, kishim bindjen se shqiptarët na vlerësonin se bëmë plot të mira. Mbi këto të mira dhe duke ndrequr gabimet tona do ndaheshim nga zullumi ynë dhe do riktheheshim. Duhej vetëm rinovim i ekipeve dhe një ofertë e re. Mundi shkoi dëm.

Hëngrëm një grusht tip “knock out” në ‘17. Por, krijuam bindjen se janë gabimet e herës së parë të kryetarit të ri. Vetë kryetari tha se nuk do i bënte me ato gabime. Patëm besim se era do fryjë në drejtimin tonë. Patëm besim te magjia e mandatit të dytë që gëlltit çdo qeveri. U munduam. U radikalizuam. Nuk krijuam frymë. Përkundrazi. Rrëzohemi pa u ngritur.

Po sot më ’21, ç’po bëjmë? Po ushqejmë bindjen se na e blenë pushtetin, por edhe frikën se do na i blejnë sa herë të duan. Siç thamë po njësoj edhe në 2015, në 2017. Sot, po ushqejmë shpresën e turpshme se do bashkëqeverisim. Po ushqejmë oportunizmin e atyre që presin të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Harrojmë që partia nuk mbahet duke xhongluar ambiciet e disa drejtuesve qendror dhe lokal. Partia ka demoralizimin më të madh në historianë e saj. Kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme. Por nuk është e vetme.

Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Që hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij, dhe flet kur ka ai nevojë.

Kemi edhe ish-kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re.

Jemi më keq se çdo herë tjetër. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe më keq. Kohët e vështira janë edhe mundësi të mëdha. Që të mund të ndalojmë rënien dhe të nisim ringritjen duhet të punojmë me ide të reja. Manifesti Politik këtë synon. Të punojmë me sytë nga e ardhmja.

Çdo përpjekje e secilit prej nesh do të shkojë në çlirimin e energjive të demokratëve. Çdo përpjekje do të shkojë në zgjerimin e hapësirës së lirisë dhe në garancitë demokratike në PD. Ne do të ringrihemi vetëm duke riformuluar misionin tonë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLATOR NESTURI/ Dhe nuset e reja nuk rrinë kaq të heshtura!
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Një këngëtar serb na ndau. Po një politikan serb, po një mijë lobistë serbë, ç’mund të na bëjnë?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k