• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Një këngëtar serb na ndau. Po një politikan serb, po një mijë lobistë serbë, ç’mund të na bëjnë?!
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Një këngëtar serb na ndau. Po një politikan serb, po një mijë lobistë serbë, ç’mund të na bëjnë?!

August 10th, 2021 F.autor Blog 0 comments

O Zot! Si s’pate pak mëshirë, po na bëre kaq të pamend ne shqiptarëve!

Jo një e dy. Jo njëqind e njëmijë…

Si mundet vallë, si mundet, të rreshtohemi kaq fëmijërisht e ushtarakisht, o pas, o para, një këngëtari serb?

Si mundet vallë të kthejmë pushkët kundër njëri-tjetrit në emër të një këngëtari serb, qoftë edhe si strumbullar për të zbrazur të tjera hatërmbetje e shigjet-helmëse karshi njëri tjetrit.

Nga erdhi kjo duhmë e zezë përçarjeje?

E pandodhur edhe kur në Shqipëri zbriti ekipi kombëtar serb, dhe e mbani mend se çfarë ngarkese kishte atëkohë.

Nuk e di. Nuk e di pse kaq pamend. Veçse atje në Serbi, do jenë duke fërkuar barkun.

Një këngëtar e i bën shqiptarët lëmsh, po një politikan serb, po disa, po mijëra lobistë?!

E mos qoftë e thënë që pamendësia jonë të jetë transmetuar “kanaleve” të thashethemit diplomatik.

-Çfarë, çfarë po bëjnë ata shqiptarët.

-Hahaha. Po zihen mes veti kush e do më shumë atdheun; ata që dëgjojnë këngë serbe, apo ata që ushqehen me mall serb.

Kuku nëne, do sokëllinte baca Isë e do kthehej përmbys aty në varr, pranë Mitrovicës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATBARDH KADILI/ Humbësi nuk ka ndërmend të lëshojë karrigen e PD-së!
Previous article MERO BAZE/ Një debat inferiorësh, që ëndërrojnë “fitoren e pavarësisë” së Kosovës nga Shqipëria

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k