• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 23rd, 2025
  • HOME
ERVIN QAFMOLLA: Islami, pengesë estetike ndaj ‘Iliridës’ imagjinare
Home
Blog

ERVIN QAFMOLLA: Islami, pengesë estetike ndaj ‘Iliridës’ imagjinare

October 19th, 2017 Editor Blog 0 comments

Islamofobia në troje shqiptare, në thelb, nuk është urrejtje e vetëdijshme apo e painformuar ndaj Islamit. Është në masën më të madhe, një përpëlitje histerike e nacionalizmit folklorik që mban emrin “Ilirida”. Është mania e sharlatanëve të kthjellët dhe të sëmurëve mendorë që kanë infektuar një popull të tërë me premtimin e “bashkimit të trojeve shqiptare”. Këta dhe një ushtri kripto-historianësh që i shoqërojnë, fluturojnë në erë fraza pa lidhje mes tyre si “pellazgët, dardanët, trakët, maqedonasit e lashtë, keltët, dakët…”, me pretendimin se të gjithë këta kanë qenë shqiptarë.

Problemi është që sa herë duan ta çojnë përpara këtë platformë nacionaliste që rreket të kullufisë copa nga shtetet fqinje, u del në foto një xhami, në audio një ezan, dhe ndonjë grua me shami në videon nga rruga. E vërteta është që një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare në këto zona identifikohen nga fqinjët por edhe vetë me xhaminë. Ndaj, Islami është në thelb pengesë estetike ndaj ringjalljes së platformës komike iliro-pellazge-dardane-etruske-etj., e njohur edhe si përralla “Ilirida”.

Sepse, sipas optikës së tyre, “edhe Mustafa i bërë synet, edhe ilir, vështirë të jesh. Edhe Hatixhe me shami, edhe pasardhëse e Piros së Epirit (i cili nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka qenë), është e papranueshme. Edhe Enes selef me mjekër, edhe banor i Iliridës… kjo nuk ka ku të rrijë”.

Mbi këtë perceptim sakat që shpërfill çdo koncept e dije bazë mbi kombin, religjionin, ideologjitë etj., ngrihen tri gjëra: (i) Rreziku i terrorizmit me baza nacionaliste, siç po trajtohen ngjarjet e Kumanovës (ku guerilasit shqiptarë atje nuk e heqin Iliridën nga goja); (ii) Përçarja fetare ku disa palo intelektualë do thonë se çdo shqiptar që nuk është i krishterë është antieuropian dhe se të jesh mysliman është tradhti; (iii) Rreziku në rritje nga terrorizmi fetar si pasojë e islamofobisë së gërshetuar me retorikën nacionaliste.

Por ka edhe dy lajme shtesë:

1. Statistikisht Ismailët pjellin më shumë se Gjergjët, dhe janë në ekspansion demografik të pandalshëm.
2. “Ilirida” apo si quhet, NUK ka për të ndodhur kurrë sa kohë në këtë planet ka edhe njerëz të tjerë veç shqiptarëve.

Ps: Ka edhe islamofobë të tjerë të cilët nuk kanë lidhje me folklorizmin, por udhëhiqen nga përfitimi personal dhe/apo për t’u shërbyer interesave specifike në dëm të rendit demokratik. Të tillët janë terroristë socialë që fshihen pas lirisë së fjalës për t’i dhënë shkëndijën detonatorit të terrorizmit të vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOKOL HAZIZAJ: Paligjshmëria kërkesës së Prokurorisë
Previous article Atentati mafioz: detajet e vrasjes makabre të gazetares së njohur që po hetonte Panama Papers

Editor

Related Posts

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj Blog
June 23rd, 2025

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës Blog
June 22nd, 2025

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Blog Jun 17th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

May 22nd, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k