Është vrarë në mënyrë mafioze një gazetare shumë e njohur në Maltë, e cila po investigonte skekën e pastrimit të parave të politikanëve dhe biznesmenëve të fuqishëm nëpërmjet Panama Papers.
Një veprim i tmerrshëm që ka tronditur të gjithë opinionin botëror dhe në radhe të parë vende si Shqipëria, ku krimi mund të marrë zemër dhe të rinisë luftën ndaj kujdo që do të investigojë mbi krimin e lidhur me politikën.
Gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra me një bombë që ishte vënë në makinën e saj, një Peugeot 108 në qytetin Bidnija, në ishullin e Maltës.
E ndjera ka vdekur menjëherë . Vetëm 15 ditë më parë kishte denoncuar zyrtarisht në polici kërcënimet për vdekje që ii shin bërë.
Gazetarja është vrarë pasi është larguar nga shtëpia, por një nga djemtë e saj ka dëshuar shpërthimin dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia për të parë çka ndodhur.
Gazetarja e njohur ka lënë bashkëshortin dhe tre ddjemtë, njëri prej të cilëve, Matthevv, anëtar i konsorciomit ndërkombëtar të gazetarisë Investigative i cili ka marrë edhe çmimin Pulitzer për punën e kryer mbi Panama Papers, ku e ëma u mor me dosjen malteze.
Familja ka kërkuar menjëherë zëvendësimin e prokurores Consuelo Scerri Herrera, e cila është ngarkuar të hetojë mbi vrasjen, pasi ajo ka ndërmarrë disa procedime kundër gazetares së nderë pas publikimit të dosjes së Panama Papars.
Galizia punoi mbi dosjen malteze të Panama Papeers, e cila e konsideronte këtë ishull si “Shteti i Mesdheut ku bëhet evazioni pirate për BE”.
Portal ii njohur Politico.eu e renditi gazetaren ndër 28 personat që kanë tronditur Bashkimin Europian.
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, deklaroi se vrasja ishte një “Atentat barbar dhe që nuk do të ndaloj derisa të bëhet drejtësia. Të gjithë e dinë se
Caruana Galizia më ka kritikuar fort, sin ë nivelin politik, ashtu edhe atë personal.
Por asnjë rivalitet nuk justifikon një vdekje të tillë”.
Caruana Galizia po hetonte ndërmjet të tjerash mbi skandalet e korrupsionit që përfshinin ndërmjet të tjerash edhe gruan e kryeministrit Muscat, që duket ishte në listën e Panama Paper.
Kryeministri laburist ka hedhur poshtë gjithnjë akuzat ndaj familjarëve të tij.
Në prillin e shkuar gazetarja publikoi një video, ku dallohet Presidenti i Pilatus Bank, iraniani Seyed Ali Sadr Hasheminejad, duke dalë nga një portë e dytë e bankës me një valixhe të madhe të mbushur plot.
Pikërisht në atë bankë, gruaja e krryeministrit Muscat kishte hapur një llogari bankare.
Mendohet se nga banka kanë dalë dokumentet e shoqërisë së përfunduar në syrin e ciklonit.
Daphne Caruana Galizia nisi gazetarinë në vitin 1987 për edicionin e së dielës së Times of Malta, dhe më pas u bë drejtuese e Malta Independent. Por ka qenë blogu i saj Running Commentary që e vendosi në qendër të vëmendjes,
Posti i saj u shkrua pak minuta para se të vdiste dhe përfshinte dëshminë në gjykatë të Simon Busuttil, liderit të opozitës në procesin që përfshin Keith Schembri, kreun e kabinetit të Muscat.
Schembri, i akuzuar për korrupsion, ishte ndër politikanët e parë që u përfshi në Panama Papers.
Vrasja e gazetares së njohur ndodhi në një vend të Bashkimit Europian dhe që ka reputacionin e një vendi të qetë dhe të sigurt.
Ky atentat nuk ka pasur natyrisht si cak vetëm gazetaren 54 vjeçare, e cila nuk u vra thjeshtë por u masakrua në një mesazh makabër, që në vende si Shqipëria vetëm sa inkurajon establishmentin e lidhur me krimin e korrupsionin që të bëjnë të njëjtën gjë me gazetarët apo atë pjesë të publikut që denoncon skandalet dhe lidhjen e shtetit me krimin…
Leave a Reply