Nga Ermal Vreka
Po degjojme perdite recitime aktoresh per ndertesen e teatrit kombetar. Disa madje impostojne zerin dhe kercenojne shtetin, se nuk do leshojne asnje pellembe toke perret godines ku aktrojne. A thua se kjo prone publike u takon atyre, meqe ata kane vite qe e kalojne kohen aty. E njejta pamje, sikur nje mesues, qe 30 vjet jep mesim ne nje klase dhe nje dite te mos lejoje te ndertohet shkolle, se e merr malli per te vjetren.
Ndjejme keqardhje per artistin tone te Madh, per te cilin ndihemi krenare, qe jemi bashkekohes te tij, aktor shumeplanesh dhe i pazevendesueshem ne rolet e tij, Bert Ndreniken. Eshte hera e pare qe del jashte rolit te tij, qe nuk debaton per pjese artistike, po per toka, per llac e tulla. Te njejten gje mund te themi dhe per regjisorin e talentuar Altin Basha, qe na ka kenaqur me nivelin e larte te shfaqjeve te tij dhe na mrekullon me Portokaline, e paperseritshme edhe per vite te tera ne vazhdjm, qe paska kohe te merret dhe me nje karakatine, e kthyer ne teater nga nevojat e castit. A thua se kemi te bejme me nje veper arkitejturore apo historike, qe ia vlen te mbetet e tille.
Nese shteti do prishte teatrin ekzistues dhe nuk do mendonte per nje tjeter, ka arsye te protestosh. Po kur te thone se do bejme nje teater modern, me te gjitha kushtet e nevojshme, atehere ku hyjne protestat ketu? Po, kur mbaron projekti nga arkitektet, mund te diskutohet me aktoret, per detaje dhe anekse, qe aktoret i njohin mire. Sa per ndertesen dhe token, ka kush merret. Jo po, na duhet dhe biografia e ndertuesit; a ka patur lidhje me artin dhe me kulturen. Ndertuesi lidh kontrate me tjeter kend, ashtu si artisti lidh kontrate me teatrin. Po sikur ndertuesi dhe investitori i teatrit te ri, te dabatonin per vleren e shfaqjeve, per ndarjen e roleve dhe mizaskenat regjisoriale, te gjithe do qeshnim. Per te qeshur eshte edhe e kunderta, qe artistet po diskutojne per token, financimin, tullat qe do perdoren dhe c’fiton nderuesi.
Nje piktor i famshem do bente portretin e mbretit ne kembe. Per kepucet vendosi te shkonte te kepucari i mbretit, me gjithe telajo. E pyeste kepucarin per hollesira dhe sa here fliste tjetri, piktori bente korrigjimet perkatese. Kur pa kepucari, qe po ia respektonin mendimet, filloi te jepte mend edhe per hunden e mbretit, per qafen, buzet… Piktori ngriu me telajo ne dore dhe ia ktheu: kepucar, qendro te kepucet!
Nje aktor tjeter i madh thote se ndertesa e vjeter e teatrit eshte Meka jone. Po, mor i nderuar, po ne Meke po ngrene ndertesa gjigante dhe nuk protestoi njeri, pse nuk kane ruajtur vjetersirat e shekullit te shtate. Te cilat kishin edhe vlera te medha historike…
Leave a Reply