• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 20th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Nga Roshi te Doshi, pasojat e “aleancave lokale” të Berishës
Home
Blog

YLLI PATA/ Nga Roshi te Doshi, pasojat e “aleancave lokale” të Berishës

April 8th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Para pak ditësh, ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, ka përkrahur hapur kandidatin e PD-së, Elton Rroshi. Situata nuk duket thjesht një solidaritet familjar, sesa një lëvizje politike. Pasi dalja publike e Rroshit në mbështetje të Eltonit është një qëndrim i qartë, që jo vetëm mbështet kandidatin e opozitës, por edhe trego qëndrimin e tij në fushatën e 11 majit.

Ndërkaq, sot në këshillin bashkiak të Shkodrës pati një bashkim qëndrimesh ndërmjet PSD-së së Tom Doshit dhe PD-së së Sali Berishës për një axhendë të ardhur në rendin e ditës për miratim.

Në Elbasan, siç tha Alesia Balliu, një nga fitueset e primareve të PD-së atje, Berisha ka kandiduar një personazh të lidhur me klanin e Çapjave, një nga më të rëndësishëm në telenovelën kriminale të zonës.

Si në rastin e Rroshit, ashtu edhe të Doshit, apo edhe të Çapjave,, kemi lëvizje lokale ku PD nuk nguron të gjejë aleanca politike, natyrisht për tju kundërvënë mazhorancs. Një lëvizje që është por edhe do të ishte normale për çdo forcë politike, apo edhe opozitë në kushtet e një situate për të rritur konsensusin politik. Mikrokozmosi lokal është shpesh më i rëndësishëm sesa konfiguracioni politik i partive politike. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Donald Trump arriti të fitojë zgjedhjet në nëntor, pasi siguroi aleanca me komunitetet lokale në Wisconsini dhe Pensilvania, të cilët katër vjet më parë kishin votuar për Joe Biden. La Civita që sot është i pajtuar nga Berisha, u bë i njohur sepse arriti të marrë shumë vota latinësh, përkatësish emigrantësh nga vendet latinoamerikane.

Por në rastin e PD-së dhe posaçërisht Sali Berishës, kemi të bëjmë më shumë me një konflikt interesi. Pasi opozita kundër Edi Ramës, apo kauza që ka ngritur kjo opozitë, ka qenë pikërisht një platformë kundër ketyre personazheve.

Thelbi i platformës së kësaj opozite është që Edi Rama e ka marrë pushtetin dhe e mban si pasojë e bashkëveprimit me këta personazhe, që sipas PD-së janë të lidhur me krimin.

Madje PD i kërkoi ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, që të bindte mazhorancën e Edi Rams qqë të përkrahte një ligj të ashtuquajtur për “dekriminalizimin”, i ili në thelb ishte antikushtetues dhe shkelës i të drejtave të njeriut.

Aleanca e Berishës me subjektet e dekriminalizimit nuk është thjesht një hipokrizi, por është një shkelje e kauzës që ka mbajtur opozitën për 12 vjet. Belind Këlliçi deklaroi se nuk jemi në luftën e klasave, gjë që është e vërtetë, por këtu kemi të bëjmë me rrëzimin e thelbit të kauzës opozitare. Natyrisht Berisha apo pasuesit e tij, mund të përsërisin qëndrimin e famshëm të thënë pas një takimi me Fatos Nanon në 2007-n, se gjithçka ka qenë pjesë e fushatës, por në këtë rast do të rrëzohen të gjitha ato panele ku kanë ngritur akuza e montuar afera si ajo e Babales.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Butaforia politike e Berishës
Previous article BEN ANDONI/ A do adresohen diku 109 mijë votat e PD-2023?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k