• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit
Home
Blog

MERO BAZE/ Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit

March 27th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Lajmin e parë të gëzuar na e dha Fatmir Mediu. Ai postoi një selfie me LaCivitën, i cili paguhet për marketingun e fushatës elektorale të Berishës, duke lajmëruar gjithë popullin shqiptar se ai po rikthehet. Vizitën e parë e kishte bërë pak më shumë se një muaj më parë, për një ditë. Kjo është e dyta dhe pritet të jetë më e rëndësishme.

Ai ka në kontratë tre klientë të rëndësishëm: Sali Berishën, në gjykim për vepra penale, korrupsion madhor dhe kapje shteti; Ilir Metën, ende i lirë, por nën akuzë për korrupsion; dhe Fatmir Mediun, nën akuzë për korrupsion, me proces gjyqësor në zhvillim.
Nuk dihet nëse për këta tre të pandehur do të ishte më mirë të merrnin një avokat të mirë amerikan, se sa një specialist marketingu elektoral. Por ata shpresojnë që, meqë ai ka bërë fushatën e Trumpit, do t’i nxjerrë edhe ata fitues — dhe pastaj, me drejtësinë merren vetë.

Lajmi i dytë i gëzuar është që dy specialistët e OPDAT-it, programit të ndihmës juridike të SHBA, do të rikthehen në punën e tyre si këshilltarë në SPAK. Siç po thuhet, SHBA hoqi bllokimin e vendosur nga urdhri ekzekutiv i Trump për ndërprerjen e ndihmës së jashtme amerikane.

Në fakt, ndihma financiare e SHBA për SPAK konsiston kryesisht në rrogën e dy ekspertëve dhe ndonjë pagesë biletash për vizita në SHBA. Nuk është aq jetike për ekzistencën e SPAK, por identifikimi i SPAK me SHBA ka qenë vendimtar për autoritetin e tij.

Tani kemi një konkurrencë të re: nga njëra anë SPAK-u, që vazhdon të identifikohet me SHBA-në zyrtare; nga ana tjetër LaCivita, që ka klient viktimat e SPAK-ut dhe po ashtu identifikohet me Trumpin.

Kjo është një betejë e vërtetë në Shqipëri dhe shumë domethënëse. Është beteja e atyre që flasin në emër të SHBA-së… dhe në emër të Trumpit.

LaCivita nuk vlen për fushatë elektorale, sepse, po të jetë e vërtetë ajo që tha Flamuri — që u ka rekomanduar koalicionin me Gjuzin dhe Jenisherin — atëherë më mirë të rrijë larg fushatës.

Por ai vlen për të trembur SPAK-un, siç po e përdorin Mediu e Berisha, si “i dërguar i Trumpit” në krah të tyre.

Kështu, Mediu poston foto me LaCivitën dhe nuk paraqitet në gjyq në Tiranë. Ndërkohë që Veliaj është futur në burg dhe nuk e lejojnë të takohet as me zyrtarët e Bashkisë që ende drejton. Berisha, po ashtu, u thotë demokratëve se shpëtimi do të vijë nga magjia e LaCivitës, i cili do t’i çojë në pushtet — dhe pastaj ata do ta shkrijnë SPAK-un.

Tani rikthimi i dy ekspertëve të OPDAT-it në SPAK është shenjë se shteti amerikan do të vazhdojë mbështetjen për SPAK, dhe ky i fundit, siç edhe duket, mund të vazhdojë të flasë në emër të SHBA-së kur vepron.

Ndërsa rikthimi i LaCivitës është punë ditësh, sa të kalojë seanca gjyqësore e Mediut. Dhe ai vjen në emër të Trumpit, për të shpëtuar tre viktimat e SPAK-ut nga burgu, duke u dhënë “fitoren” opozitarëve.

Domethënë, me logjikën e tyre: nëse marrin pushtetin, e shkrijnë SPAK-un dhe bëjnë si të duan me të. Dhe për këtë, paskëshin edhe “mbështetje amerikane”.

Por po qe se SHBA është për shkrirjen e SPAK-ut, ekspertët e OPDAT-it i ka kthyer vetë në SPAK — dhe do ta bënte lehtësisht, pa pritur Berishën të kthehet në pushtet. Nuk besoj se Rama do të kundërshtonte, nëse e bënin ata.

Pra, nga njëra anë kemi ekspertët zyrtarë të SHBA-së që vazhdojnë mbështetjen për SPAK-un, dhe nga ana tjetër një punonjës marketingu elektoral që vjen në emër të Trumpit, kundër ekspertëve të shtetit amerikan.

Ky i dyti është me afat skadence deri më 12 maj.

Pastaj:ose SPAK bëhet viktimë e të dërguarit të Trumpit (siç pretendon Berisha po fitoi), ose klientët e LaCivitës — Berisha, Meta, Mediu — bëhen viktima të SPAK-ut,(po humbi strategjia e LaCivitës) i cili, sipas tyre, është po ashtu i mbështetur nga qeveria e Trumpit.

Sido që të ndodh, të paktën ikin pa merak, se kanë Trumpin në SHBA!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Debate shterpë, pa asnjë vlerë
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Cili kryetar partie do japë dorëheqje në 12 Maj?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k