• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 21st, 2026
  • HOME
ERJON BRAÇE/ Është Lulzim Basha, vetë Lulzim Basha, jo këta dy horrat dhe medemek ky gazetari!
Home
Politikë

ERJON BRAÇE/ Është Lulzim Basha, vetë Lulzim Basha, jo këta dy horrat dhe medemek ky gazetari!

October 9th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Erjon Braçe

Jo mor jo!

Kjo nuk eshte pune e ketyre dy horrave dhe, ketij medemek gazetarit!

Eshte Lulzim Basha ne krye te kesaj historie.

Lulzim Basha!

Pa te dhe parate e shumta te tij, do ishte nje histori banale qe nuk do i bente pershtypje kujt;

Do ishte thjesht filmi humoristik Babale & Babole!

Lulzim Basha dhe dy ministrat e tij te Drejtesise, dale solemnisht nga selia e nje institucioni kushtetues- Opozita, perfshire ne sulmin kriminal mbi ministrin e Brendshem dhe forcat e Sigurise Publike, jane pergjegjesit kyc, kryesore, te gjithe kesaj qe ka ndodhur.

Pa mendoni pak;

Nese keta te tre do inskenonin te njejten gje, a do te gjenin ekran ku te shfaqeshin?

Jo! Sic edhe ka ndodhur ne fakt!

Lulzim Basha dhe dy ministrat e tij te Drejtesise, i dhane ze e figure nje historie kriminale, per te cilen, qe gjate pergatitjes kane qene ne dijeni te plote.

Me nje synim te qarte;

Goditjen e reformës në drejtësi në kulm të veprimit të saj mbi kupolën e korruptuar të drejtësisë!

Me nje qellim edhe me te qarte;

Rikthimin në pushtet!

Kur u shfaqen ne maj, ju dukej e thjeshte, argetuese, sukses, revansh politik mbi nje shumice te hutuar nga mungesa e besimit edhe mes vetes, mes njeri tjetrit;

Tani qe drejtesia po vepron- per mua pergjysem, ju duket sulm mbi opoziten!

Eshte kriminale qe opozita ne vend, organizon dhe i del zot inskenimeve te tilla mafioze!

Me 10 maj te ketij viti, fill pas sulmit te Lulzim Bashes dhe dy ministrave te Drejtesise ndaj ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, kam shkruar:

Mafia kështu sulmon.

Në fillim nis me delegjitimimin, pastaj të iziolon, ndaj nga njerëzit, të lë vetëm dhe në fund të ekzekuton.

Nëse nuk ka drejtësi.

Gjithnjë nëse nuk ka drejtësi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Ku po shkon kjo PD?
Previous article ALBAN DUDUSHI/ Jo Elvana, por ne!

F.autor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k