• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 23rd, 2025
  • HOME
ENTELA RESULI/ Kujtime mbi rrënoja
Home
Sociale

ENTELA RESULI/ Kujtime mbi rrënoja

December 2nd, 2019 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Nga Entela Resuli

Pallatet që dikur gumëzhinin nga zërat e banorëve tani janë kthyer në një mal me inerte. Të duket e pabesueshme se si një ndërtesë e tillë, 6-katëshe, të përfundojë në këtë sasi tullash, llaçi e shumë objekte shtëpiake që tashmë janë të përziera.

Edhe pse kjo e diel ishte një ditë me diell, Thumana ishte ende nën ethet e tragjedisë së 26 Nëntorit.

Lajmërimet e vdekjeve të varura në mure, i bëjnë qytetarët që të afrohen disa herë pranë tyre.

Ata lexojnë emrat dhe… afrohen përsëri, i rilexojnë. Nuk u besohet!

“Vij këtu, e shoh këtë letër të varur me emrat e komshinjve të mi dhe në mënyrë të pakuptueshme pas disa orësh e gjej veten përsëri përballë këtij lajmërimi” -shprehet një nga banorët e zonës.

“Nuk më besohet, çfarë ishte kjo që ndodhi. Ishin kaq të rinj…” – pohon duke u larguar teksa me vete mërmërit mes lotësh fjalë që nuk ia dëgjoj…

I afrohemi ish-pallatit ku tërmeti i mori jetën shtatë anëtarëve të familjes Cara. Almiri 26-vjeçar, Erisa 25-vjeçare, Hasani 18-vjeçar, Fatmira 53-vjeçare, Sadajana 21-vjeçare dhe Anthi 72 vjeç. Po ashtu humbi jetën edhe Stela Zvergeci, e fejuara e Almirit, e cila është varrosur në Korçë.

Bajram Lama

I gjallë nga rrënojat u nxor vetëm Alberti, 54 vjeç. Dy ditë më parë ai është dërguar drejt Italisë për kurim më të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitej e rëndë.

Ka pyetur për shëndetin e familjarëve, por askush nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete. Çfarë t’i thonë!? Alberti nuk e di që kur të dalë nga spitali do të jetë pa familjen e tij të afërt.

Gruaja, dy djemtë, vajza, e fejuara e djalit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj u përcollën për në banesën e fundit dy ditë më parë.

Alberti, një shitës i nderuar duhani në Thumanë, ka mbetur krejt i vetëm, pa familje, pa shtëpi!

“Familjet më të mira u shuan nga ky tërmet. Ishin njerëz shumë të mirë, punëtor, të ndershëm. Ikën. Nuk na besohet – shprehet Bajram Lama, banor i zonës. “Alberti shiste duhan dhe me të ardhurat e tij modeste mbante familjen. Një jetë me sakrifica dhe të ikësh me gjithë këtë dhimbje të madhe… nuk e di”- pohon Bajrami.

Kujtime mbi rrënoja

Shembja e pallatit ka nxjerrë në pah “jetën” e banorëve.

Teksa i vijmë rrotull atij grumbulli inertesh hasim detaje nga jeta e jetuar në atë ndërtesë.

Në ato banesa kanë përjetuar momente të gëzuara dhe të trishtuara, kanë qeshur dhe kanë qarë, kanë festuar dhe kanë luajtur me njëri-tjetrin, disa fragmente të tilla jete i kanë fiksuar edhe në fotografi, që ne i gjetëm sot mes rrënojave.

Çertifikata e familjes Cara

Çertifikata e familjes Cara

Nga këto foto “lexojmë” jetën e tyre të gjallë dhe të gëzuar, për të cilën nuk e kishin menduar kurrë që do i zinte në një pabesi të tillë.

Mes tullave, të dëmtuara, gjejmë edhe certifikatën familjare të familjes Cara, e cila për herë të fundit do të ketë një renditje të tillë. Këta emra nuk do të shënohen më në këtë letër të bardhë.

Një djalë i ri, i cili ka parë banesën të rrënuar në minutat e para pas ndodhjes së tërmetit ende nuk e ka marr veten nga kjo tragjedi.

” Unë banoj këtu pranë. Pasi ra tërmeti dola jashtë dhe shikojë që pallati kishte rënë. Nuk më besohej. Fshij sytë. Përsëri më shfaqej i rënë. I fshij përsëri… ç’të shihja. Ishte e vërtetë!

Gjyshja, Anthi, në orët e para, ishte e gjallë, nxirreni nonën se po vdes thoshte, por nuk ia doli dot!”.

Fejesa në familje

Në të njëjtin pallat ishte edhe familja Çupi, së cilës gjithashtu i ka mbetur gjallë vetëm një anëtar.

Nën rrënoja kanë humbur jetën Hajredin dhe Lutfie Çupi, 66 dhe 59 vjeç, së bashku me djalin e tyre, Klementin 34 vjeç. Ky i fundit qëndroi për disa orë në jetë nën rrënoja,

Klement Çupi nën rrënoja

madje edhe komunikonte me skuadrën e kërkim shpëtimit. Edhe pse në një gjendje të rënduar fizike ai qeshte, madje bëri të qeshë edha ata që po e ndihmonin në ato orë të vështira. Klementi do të mbahet mend si djali që kërkoi një cigare para se të vdiste nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Thumanë. Si djali që na bëri të besojmë që, mund të vdesësh edhe duke qeshur!

Kësaj tragjedia i ka mbijetuar vetëm djali tjetër, Micoli 31-vjeçar.

Dy djemtë kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi. Micoli do të fejohej atë ditë. Familja ishte përgatitur për drekën, por nuk ia dolën dot të gëzojnë së bashku.

Shembjet

Dje në Thumanë fadromat po shembnin pallatin e radhës, i cili kishte patur dëmtime te pa rikuperueshme nga tërmeti. Banorët në heshtje ndjekin aksionin.

“Unë jam 64 vjeç. Jam lindur dhe rritur në këtë vend dhe nuk e kam parë ndonjëherë fshatin në këtë gjendje. Na kanë ikur njerëzit më të mirë të fshatit dhe për më tepër kanë ikur me dhimbje të mëdha. Kanë vuajtur, kjo na bën të vuajmë edhe ne”- tregon Bajram Lama.

Pallatet e ndërtuara me tulla të kuqe dhe tulla të bardha, përpara viteve ’90 kanë qenë më problematikët në këtë zonë. Përpos atyre që shembi tërmeti, të tjerat po i shemb IKMT me fadromat e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Vetting-u në inxhineri, më urgjent se kurrë
Previous article BEN ANDONI/ Shqipëria, nuk do jetë më si më parë!

F.autor

Related Posts

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj Blog
June 23rd, 2025

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës Blog
June 22nd, 2025

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Blog Jun 17th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

May 22nd, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k