• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENKEL DEMI/ Tirona lale, se Tiranën hajt’ ta folim
Home
Sociale

ENKEL DEMI/ Tirona lale, se Tiranën hajt’ ta folim

February 12th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Nji ktu ka me nis kjo punë, se Tirona u njoft si Tiranë, kur e msyn komunistat, kur fara e tyne u shtu aq shumë sa ia ndrrun emnin, masanej i ndrrun lëkurën.

Ja hudhën n’erë Pazarin e Vjetër, ja shkallmun shpit’, rrugët, xhomijat, kishat dhe qitën n’dritë nji mysybet qytet, ku t’vite miza poshtë ksulës e ta bote “bëzzz”, ene Lana t’myste me erën e atyne qi dhiste dynjoja.

Tirona lale nisi me qen’ kujtim dhe bante n’kurriz ndonji urë si ajo e Tabakëve a nonji shenjë sa me thon.

Por, u desh’ me ardh’ raca e kalamojve qi ata pollën n’Tiron’ dhe u shujt ene ajo qi meti.

Nji zdap i gjatë, shtati pyll e menia fyll, me ca ramaduca i hyn’ Tironës ku i dhem’ e ku i djeg. Zavalli…

Sot, me t’ardh nonji i huj me t’bujt n’shpi nuk ke ku e ço me i tregu ça ka met ka Tirona, se nuk ka met asigjo.

Ene mejhonet u bon dyst me ngrejt ato farë pallatesh qi e kan bo qytetin fjetore e tironcit konviktorë.

Por, ca gjona kan’ met lale. Ka met e folmja, se t’shkrujtmen e Mustafa Greblleshit e rrasën mren. Ka met konga, ka met nardeni, tava dhesë, nonji caracë tek-tuk, ene muhabeti i shtrut’ me zemrën e bardh’.

Ka met e qeshmja me dhomët jasht’, ene hija t’u shtru me hongër. Jon’ çunat qi’i qisin ujtin e zi n’stadium, qi sa më shumë shtohet soji kuq, aq mo shum’ i qisin rrylat venit.

Ja kto kan met, se qytetit nuk i meti as nomi, as nishoni. Ligjin dje, sot e rrezik ene nesër e bon raca e shokut Gramoz qi rri me nerva, thu se Tirona i ka zon’ derën, ene jo ai Tironës.

Pranej, para se t’i bini defit, se Tirona na osh bo nji shekull kryeqytet, kthejeni nji her’ kryt e shifni si e keni katandis, si ia keni vra t’gjitha me gjuhë, doke, rrugë, xhomija, kisha e vene të blerume qi i kishte zili bota mar’.

I keni hy n’hise këtij qyteti qi priti e ka me prit’, kurse juve si halabak’ ju futët si turku … ene nuk lat gjo n’kom’.

Kshu sonte, t’paktën mos u fryni si gjelat nondajës n’maj pirgut t’mutit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ I vjetri dhe i riu, ose Edi dhe Albini
Previous article ASTRIT PATOZI/ Tirona ka parë edhe më keq…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k