• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ENI VASILI/ Ja si e pritën gazetarët Bashën, arroganca e tij…
Home
Blog

ENI VASILI/ Ja si e pritën gazetarët Bashën, arroganca e tij…

February 3rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Nano, ik! Sepse ti, me monopolet e tu, të Dukëve, Malajvitëve, Baçëve, Naçëve etj, ke shkatërruar në 4 vjet 200 mijë vende pune”. Kjo pjesë është shkëputur nga fjalimi i Berishës në protestat e opozitës në vitin 2004, që u pagëzuan “Nano Ik!”. Në krah të Berishës kishte shumë politikanë, të cilët sot i ka kundërshtarë. Një ndër ta ishte nënkryetar i PD-së së asaj kohe, Bamir Topi e shumë demokratë të tjerë që nuk janë më sot në PD. Bashkë me Berishën në atë lëvizje ishte edhe kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erjon Veliaj. Kontribues në atë protestë ishte edhe Ilir Meta e grupi i tij i sapo shkëputur nga Partia Socialiste.

Protesta e shkurtit të vitit 2004, një ndër më të mëdhatë e organizuar nga opozita, nuk e rrëzoi kryeministrin Nano, por e lëkundi fort mazhorancën me pjesëmarrëjen masive dhe dhe frymën e re opozitare që ngjalli.

Sot kohët kanë ndryshuar. Duket se demokratët e kanë humbur dëshirën për të protestuar. Në vitin e pestë të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka shumë arsye për të krkuar rrëzimin e qeverisë, por protestat janë shumë të ndryshme nga ajo e vitit 2004, edhe pse më të shpeshta.

Të shtunën që shkoi, më 27 janar, opozita protestoi sërish kundër qeverisë Rama. Këtë herë arsyeja që e nxiti, ishte zgjedhja e prokurores së përgjithshme, që sipas opozitës, u bë në shkelje të kushtetutës. Protesta u vlerësua si e suksesshme përsa i përket pjesëmarrjes, por duhet theksuar se në shesh ishin simpatizantët e të gjitha forcave politike, përveç socialistëve. Më tepër se një protestë ishte një marrshim më pak se dy orësh, për të dëgjuar ato çka u lexuan nga podiumi përkarshi kryeministrisë.

Kryedemokrati Basha tha të enjten në mbremje në Studio e Hapur se fajin për mosefikasitetin e aksionit opozitar e ka një lloj tulatjeje e reagimit qytetar , se shoqeria cilvile dhe  elitat  nuk reagojne se media nuk del të protestojë me qytetarët dhe se opozita e vetme nuk mund të bëjë asgjë. Dhe deri këtu  ndoshat ka të drejtë . Pytja që shtrohet është përse ? Përse nuk ka një frymë antiqeveri si në 2004, pse populli nuk është në rrugë ,pse opozita nuk e ka në krah median ose të paktën një pjesë të spikatur të saj, dhe pse ajo nuk po arrin të gjenerojë një frymë popullore antiqeveri.

Kësaj pyetjeje zoti Basha nuk arriti dot ti përgjigjej dje mbrema në Studio e Hapur . Ai foli per taksën e fermerëve në programin e tij si kryeministër por nuk na tha  më së paku cili është ekipi I tij me të cilën do I bindë shqiptarët se do qeverisë ndryshe  , pse në protestat që ai organizon e marrin ende fjalën njerëz që përfaqësojne një kohë tjetër nga ajo që pretendon të ndërtojë Basha në PD, dhe mbi të gjitha a distancohet ai nga sistemi oligarkik që sipas Lubonjës ka kapur ekonominë peng e gjithashtu zhvillimin e vendit. Me tone shumë të larta në kufijtë e arrogancës kreu i opozitës Basha e quajti perpjekjen e gazetarëve për të marrë këto përgjigje nje “pritë“ ndaj kryetarit të opozites  por në në fakt sot kjo përgjigje më shumë se gazetarëve dhe analistëve I duhet atij vetë.

Hapur.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN XH. DUKA/ I fryn detit që ia bëri “kos” tjetrit!
Previous article MENTOR NAZARKO/ Kotzias, budallai apo i mençuri që hodhi gurin e 12 miljeve?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k