• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENI FERULI/ Kush po i vret vajzat nga Kavaja e gjithë Shqipëria?
Home
Sociale

ENI FERULI/ Kush po i vret vajzat nga Kavaja e gjithë Shqipëria?

October 15th, 2019 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Nga Eni Feruli

Tre ditët e jetëgjatësisë së çudisë kaluan, por vajza e Kavajës është ende në qendër të vëmendjes. Me foto, me video, me zë, me citime, ajo është bërë pjesë e menusë së përnatëshme shqiptare, që në raste të tilla thotë: shyqyr sepse ka edhe më keq se ne! Dhe tek v iktima e rradhës së god itur nga ska ndali, vazhdojnë të derdhen të gjitha ankimet dhe frustrimet individuale.

Nuk të ka ecur në dashurinë e rradhës? Ajo e Kavajës është k…rvë!

Bashkëshorti vazhdon të jetë pa punë? Ajo e Kavajës e ka të vetin në bu rg!

Të bëjnë reaksion antibiotikët? Ajo e Kavajës thith mall!

Askush nuk kthen kokën të të përshëndesë? Ajo e Kavajës nuk guxon të dalë dera!

Eshtë e vështirë të mbijetohet në Shqipëri. Nuk mjafton vuajtja, skamja, standartet e dyfishta që nisin nga dikush që “çmend” instagramin tek shumëkush që kërkon me dëshpërim bukën e përditshme, por vjen edhe gjykimi dhe paragjykimi. Shumëkush në Kavajë me gjasë do ta kishte dëshiruar vajzën e lajmeve, por me shpërthimin e dramës së saj, gjakut në shtëpi, me një të v rarë, një të pla gosur dhe shumë tmerr për gjithë vendin, secili nga ata thotë: mirë ju bë k…vës!

Dhe askush nuk mer guximin e kurajon të pyesë: ishte kjo jeta që zgjodhi vetë ajo vajzë?

Kush nuk ktheu një gotë në dasmën e saj kur ishte minorene?

Kush mendoi sesi i ushqente të tre fëmijët e saj dhe çfarë mendonte kur shkonte jashtë për të takuar burrin që e kishte brenda?

Kush refuzoi të hedhë baltë nga balta vetjake për atë vajzë që fati, por edhe vetë fati i keq I gjithë shoqërisë shqiptare, i sollën një jetë që ndoshta edhe ajo vetë nuk e kupton se çfarë është.

Kush nuk e gjykoi atë nga lartësi të rreme morali, pikërisht për të dëshmuar më shumë moral vetjak?

Vajza e Kavajës është vi ktimë e të gjithëve. E medias, e policisë, e portaleve, e komenteve, e thashethemeve, e vetë shoqërisë. Ajo është sakkrifica e rradhës për të bërë më të jetueshme jetë të mjera, tradhëti të pazbuluara, hipokrizi të gjallë dhe shëmti të pafundme morale që thjesht nuk njihen. Si ajo dhe mijëra e mijëra të tjera në Tiranë, Durrës, Shkodër e Sarandë. Shumë më shumë të tilla në provinca. Secilës që i vjen rradha vritet në të njëjtën mënyrë!

Vik tima të vajzës nga Kavaja dhe histerisë publike për këtë histori, janë dhe tre fëmijë. Më i vogli pjesë e dëshmive të saj në polici. Dy më të rriturit të qëlluar sot e gjithmonë nga një shoqëri mëkatare që nuk nguron t’i gjejë edhe ata mëkatarë, duhet vetë të shpresojnë tek përfundimi i tre ditëve, tre vjetëve, tre brezave të çudisë: mami kishte të dashur!

Çfarë mallkimi për të gjithë ne!

* Psikologe klinike & terapiste kundër drogave

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Rruga e gabuar, e ikjes nga rruga
Previous article SILVANA BEGAJ/ Sikur të isha djale?! Mjaft më. Është paragjykim nga e kaluara

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k