• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENDRIT MËRTIRI: Replikë drejtuar të gjithë atyre shqiptarëve “gjakprishur”
Home
Blog

ENDRIT MËRTIRI: Replikë drejtuar të gjithë atyre shqiptarëve “gjakprishur”

December 8th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Debat pa shterim, sikur pasuritë e pafundme natyrore që Zoti i ka dhuruar Shqipërisë, është edhe pozicionimi i kësaj të fundit pro ose kundër kujt; sot, dje, para një viti, para disa dekadash, disa shekujsh e ndoshta edhe mijëvjeçarësh pyetja ka qenë e njëjtë por përgjigja nuk është dhënë kurrë.

Shqipëria Pro-Ruse, Pro-Amerikane, Pro-Greke, Pro-Serbe etj. Sot në mënyrë tinëzare hidhen shigjeta pa adresë për të mbajtur të përçarë opinionin publik në Shqipëri dhe këtë nuk e bën populli i thjeshtë, këtë e ka bërë, e bën dhe me gjasa do vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen ata individë të cilët janë sot me bindje të plotë në borderotë e armiqve të Shqipërisë. Dhe nuk po flasim për armiq imagjinarë, sepse e sigurt që një tufë do e bëjnë lidhjen me armiqtë që propagandonte i ndjeri merhum, Diktatori.

Sot Shqipëria s’ka nevojë për një debat të hapur se “pro” apo “kundër” kujt duhet të pozicionohet ky vend. Sot ka nevojë që Shqipëria të pozicionohet pro vetvetes. Elita të bashkuara ka sot Greqia, Serbia, të cilët janë shtete fqinjë të Shqipërisë. Ata gjithmonë dalin njëzëri të bashkuar kur bëhet fjalë për interesa e shtetit të tyre dhe prandaj sot këto shtete janë faktor, kanë një filozofi afatgjatë të politikave të tyre shtetërore që s’guxon askush t’i përçajë se me gjasa nuk i dihet fundit.

Shqipëria sot ka nevojë për një bashkëpunim të fortë të klasës politike midis tyre, të hartojnë edhe një politikë si fillim për disa dekada, t’ju lënë trashëgimi brezave të ardhshëm ta shndërrojnë në politikë shekullore e mandej të marrë rrugë edhe kjo punë.

Të bashkuar në marrëdhënie diplomatike më të mira dhe duke orientuar bashkëpunime më të ngushta me Rusinë apo me Amerikën kjo pak rëndësi ka, por një gjë është e sigurt: Se ata do të na shohin me sy tjetër, dhe do ndryshojnë taktikë dhe sjellje në lidhje me Shqipërinë. Madje për shkak të shumë faktorëve si pozita gjeografike, pasuritë natyrore, shtrirja e kombit shqiptar në 5 shtete etj, të bashkuar bëhemi faktor i rëndësishëm i vendimmarrjes së pari në rajonin Ilirik, ose ballkanik si njihet zyrtarisht, e mandej në Europë e më gjerë.

Sot fuqitë ë mëdha mjaftohen vetëm me stabilitetin e vendit, mjafton që të mos ketë luftë dhe të kontrollojnë “elitat politike”, të shfrytëzojnë pasuritë natyrore, t’i kenë Shqiptarët në anën e tyre edhe kaq.

Sot këto elita që i pranojnë këto kushte , për shkak të paaftësisë për të bashkëpunuar apo me qëllim dashakeq ndaj Shqipërisë, janë shtrati vullnetar i çdo të keqe që po i ndodh Shqipërisë. Ose të ndërrojnë rrugë, ose duhen të largohen edhe t’ua lënë vendin atyre që e duan këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK OSMANI: Me 8 Dhjetor 1990 i kam hedhur tim eti të gjitha dekoratat që i kishte dhënë pushteti komunist
Previous article RAINER HERMANN: Pas vendimit të Trump, tani gjithçka është e paparashikueshme

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k