• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Vaksina tregoi se Lulzim Basha duhet të largohet nga politika
Home
Politikë

ENDRI KAJSIU/ Vaksina tregoi se Lulzim Basha duhet të largohet nga politika

January 1st, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ditën e sotme Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët, duke deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina anti Covid-19. Në një kohë kur asnjë shtet në Ballkan nuk ka siguruar një kontratë me ndonjërën nga kompanitë që kanë prodhuar vaksina të certifikuara (me përjashtim të Serbisë që ka marrë 5 mijë doza), Shqipëria ka siguruar gjysmë milioni doza. Ky ishte lajmi i ditës dhe me shumë gjasë edhe i këtij viti që sapo nisëm. Në një kohë kur BE është treguar josolidare dhe e ka lënë Ballkanin pa vaksina, kryeministri Rama arriti që të sigurojë vaksinën për shqiptarët (premtoi se do t’i japë edhe Kosovës një sasi të caktuar për të vaksinuar bluzat e bardha), e përpos të gjithë kritikave që mund të bëhen ndaj tij, për këtë të gjithë duhet të jemi optimistë dhe t’i japim dorën.

Por, përtej kësaj ngjarje që shënjon fillimin e fundit të pandemisë në Shqipëri, kemi edhe reagimin e Lulzim Bashës që të habit. Edhe pse të paktë janë ata që habiten nga ato që thotë Basha, lajmi i keq është që ai e nisi 2021-shin aty ku e la në 2020-ën. Ai deklaroi sot se vaksina që i duhet Shqipërisë është largimi i Ramës. Basha sot nxinte nga fakti që Rama kishte siguruar në SHBA 500 mijë vaksina dhe nuk kishte shkuar për piknik sic ai e kishte sulmuar. Xhelozia dhe urrejtja që Basha dhe LSI kanë ndaj cdo lajmi të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka verbuar deri në pikën që nuk dinë të ndajnë logjikën nga politika e ditës.

Mungesa e lidershipit dhe mungesa e logjikës te cilat po t’i kishte Luli e Monika do të duatrokisnin lajmin e mirë për Shqipërinë, është në fakt argumenti që duhet të largojë ata parimisht nga politika. Largimi i një politikani nga politika bëhet nëpërmjet zgjedhjeve, por fakti që Basha mendon se Rama duhet të largohet nga qeveria në ditën që solli vaksinën, tregon se urrejtja dhe xhelozia janë alternative e Bashës e LSI-së. E për sa kohë vizioni i opozitës udhëhiqet nga këto dy vese, për sa kohë Basha e Kryemadhi turbullohen nga urrejtja e xhelozia, janë ata që duhet të largohen nga politika, sepse politika bazohet mbi projekte dhe program e jo mbi inate që nuk kanë asnjë lidhje me interesin publik. Basha nuk doli dot mbi veten as këtë herë, duke vënë inatet politike mbi Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB KULLA/ Vdis pa të të dua!
Previous article YLLI PATA/ 2021-shi në Shqipëri, viti i betejës fatale

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k