• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Pyetjet që i rrëzojnë çdo alibi Ilir Metës
Home
Politikë

ENDRI KAJSIU/ Pyetjet që i rrëzojnë çdo alibi Ilir Metës

September 9th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Endri Kajsiu

Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot përpara Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvend në një përpjekje për të argumentuar se vendimi për ç’dekretimin e 30 qershorit nuk ishte në shkelje të Kushtetutës dhe se ai, ishte i paanshëm në vendimet që kishte marrë.

Por, Ilir Meta ‘shkoi të vinte vetullat e nxorri sytë’, siç thotë populli. Kreu i shtetit sot në argumentat e tij doli disa herë blof, duke treguar së në fakt prioritet nuk janë as zgjedhjet, as dmokracia, as rendi e siguria por vetëm partia (e tij pikë së pari) që quhet LSI dhe partia e e Lulzim Bashës.

Mjafton të marrim argumentat kryesore të Metës në analizë, për të kuptuar se ku fle lepuri, duke parë paradoksin që ato argumente mbartin.

Për të treguar se në fakt Ilir Meta nuk ka qarë hallin e demokracisë në Shqipëri por të partisë në shtëpi, mjafton të dëgjojmë argumentin kur thotë se ai nuk mund të lejonte zgjedhjet me një parti ndaj edhe i shtyu ato për në 13 tetor.

Pikërisht këtu kemi paradoksin e parë që e nxjerr zbuluar Metën.

Si ka mundësi që presidenti thotë se anullimi i zgjedhjeve të 30 qershorit erdhi pasi PD dhe LSI refuzonin të merrnin pjesë në zgjedhje, ndërkohë që në datën 13 tetor si PD dhe PS deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje?!

Thënë këtê,  pse Ilir Meta nuk anullon me të njëjtën llogjikë edhe 13 tetorin? Apo meqë në date 13 tetor partia e bashkëshortes së tij  ka thënë se dëshiron të garojë, ky është argument i mjaftueshem për Presidentin që data 13 tetor të mos preket?!

Ky ishte argumenti i parë paradoksal i Metës, i cili pasohet nga një tjetër që nuk është vetëm paradoksal, por edhe i rëndë.

Ai u shpreh se kishte informacione për protësta të dhunshme dhe djegie të Kuvendit, ndaj shtyu datën e zgjedhjeve.

Por natyrshëm lind pyetja: Si ka mundësi që presidenti Ilir Meta ka patur informacione aq të besueshme për dhunë gjatë protestave e konkretisht për djegien e Parlamentit, (madje aq të besueshme sa të anullonte edhe zgjedhjet), por ndërkohe nuk bëri as një denoncim në Prokurori për këtë çështje, e jo më  pastaj të informonte organet ligjzbatuese?!

Mjafton të shohësh vetëm këto dy argumenta dhe paradoksin e hipokrizinë që ato mbartin, për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një dashnor të Kushtetutës e demokracisë, por në një mbojtës fanatik të partisë së tij, që sot ia ka lënë në menaxhim bashkëshortes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Çfarë na tha sot presidenti ynë Meta?
Previous article ARDIT RADA/ Do digjej Kuvendi? Pse Ilir Meta nuk çoi para drejtësisë personat përgjegjës?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k