• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Lulzim Basha, 48 orë për të fshirë gabimet e rënda me vdekje dhe morg
Home
Politikë

ENDRI KAJSIU/ Lulzim Basha, 48 orë për të fshirë gabimet e rënda me vdekje dhe morg

November 24th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Në 48 orët e fundit, Lulzim Basha e ka modifikuar jo pak sjelljen e tij në publik. Dje ka nxjerrë ekspertët e kryesisë që të flasin në televizione, ndërsa sot ka dalë vetë me një grup mjekësh, siç i quan ai. Ajo që bie në sy në 48 orëshin e fundit, është energjia e madhe që po shpenzon kryetari i PD dhe këshilluesit e tij, për të zhbërë dëmin e madh që i shkaktuan vetes, me dy seritë e serialit më të fundit me regji në SHQUP. Javën që kaloi, të enjten dhe të premten, Lulzim Basha që prej pak ditësh në rrjete sociale ka merituar edhe emrin Lulzim Morgu, guxoi të luajë me diçka që shqiptarët e kanë shumë të shenjtë: vdekjen.

Pasi hodhi të enjten akuza të rënda për fshehje të numrit të të vde kurve me Covid, Basha sipas shumë dëshmitarëve që punojnë në media, u kujdes personalisht një ditë më vonë që të shpërndante disa fotografi të morgut të mbingarkuar, foto që ishin publikuar vetëm pak më herët në portalin e Sali Berishës. Ishin dy autogola të njëpasnjëshëm, të një politikani që me sa duket, e ka shumë të vështirë të kontrollojë entuziasmin fëmijëror dhe që, në botën e llogarive, qoftë atyre aritmetikore, qoftë atyre politike, ka treguar se çalon keq. Autogolin e parë e pësoi kur mjekët e Spitalit Infektiv, me në krye profesoreshë Najada Çomon, iu kthyen me një deklaratë profesionale, në të cilën i kërkonin të ndalte përbaltjen e tyre, dhe i kujtonin se kartela e të ndjerëve plotësohet nga ata, pra mjekët dhe askush tjetër.

Autogolin e dytë e pësoi nga qytetarët, të cilët iu kthyen me një irritim dhe neveri në rrjetet sociale, që nuk ishin parë prej kush e di se kur. Lulzim Basha nuk është budalla. Ai i dëgjon këshilltarët që i kurojnë imazhin, dhe që në raportet e fundjavës, ia kanë bërë të qartë se dy lëvizjet e fundit e kanë ulur ndjeshëm pikaverazhin politik të tij dhe të forcës që përfaqëson. Në sytë e njerëzve, ai po shihet gjithnjë e më shumë si njeriu që dëshiron të marrë pushtetin duke ndjellë frikë, si politikani që dëshiron të bëhet kryeministër duke folur për vde kjen.

Problemi është se në një kohë pandemie si kjo, njerëzit duan të dëgjojnë për shpresën dhe për jetën, dhe Lulzim Basha, ashtu si shpesh herë gjatë karrierës së tij politike, ka qenë në anën e gabuar. Pasi e ka kuptuar këtë, ka nxituar që të përshtasë agjendën e fillimit të javës, dhe t’i dedikohet ekskluzivisht përmirësimit të një imazhi, që fjalët e tij për vdekje dhe fotografitë e tij në morg, ia kishin nxirë jo pak. Ka 48 orë që ai dhe të dërguarit e tij nëpër televizione, edhe kur nuk i pyet kush, përsërisin se nuk kanë asgjë me mjekët dhe se mjekët janë aleatët e tij. Por, në sytë e qytetarëve, Basha është po i njëjti gënjeshtar që Presidenti i Republikës e përshkruante fort qartë, kur thoshte se të gënjen edhe kur e pyet për orën. Sepse, si mund të pretendosh që je aleat i mjekëve, kur i akuzon se kanë manipuluar kartelat mjekësore?

Edhe kur përpiqet të justifikohet duke deklaruar se akuzat i ka për qeverinë dhe jo për mjekët, Lulzimi i fotografive nga Morgu, harron se edhe kjo është një akuzë indirekte për mjekët. Sepse sipas tij, i bie që ata shkelin integritetin e tyre, dhe zbatojnë urdhërat që u ardhkan nga lart. Dhe ky mund të jetë autogoli i tretë, i një njeriu që nuk mëson kurrë nga gabimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Vdekjet Covid nuk janë kaseta e Bellanicës
Previous article SPARTAK NGJELA/ Arsyet pse Ilir Meta është politikani më i trembur dhe bërtet e bën si i fortë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k