• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ELISA SPIROPALI/ Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje
Home
Politikë

ELISA SPIROPALI/ Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje

May 9th, 2022 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Evropa është fat. Eshtë zgjedhje dhe zgjidhje. Eshtë më shumë se gjeografi dhe jo më pak se një ëndërr. Evropa është mohimi i një të shkuare të zymtë dhe historia e të ardhmes që pret ende të shkruhet.

Për ne shqiptarët, Evropa nuk është qëllim në vetvete, por bindja se evropianizimi i Shqipërisë është fati ynë i shkruar, zgjedhja dhe zgjidhja, adresa ku na bashkon historia dhe përkatësia jonë shpirtërore.

E dalë nga tmerri i një lufte botërore që nisi në Evropë, atdheu i përbashkët i Shekspirit dhe Da Vinçit, Gëtes dhe Hygoit, Servantesit dhe Kadaresë, shtetarët e saj të mëdhenj, kuptuan të vërtetën e madhe që bashkëjetesa dhe jo agresioni, heqja e kufijve dhe vendosja përfundimtare e kufirit për luftërat e mundshme, flamuri i përbashkët dhe krijimi i një hapësire unike për qytetarët që i bashkonte liria dhe dinjiteti njerëzor, pa perde të hekurt në mes, ishin e vetmja rrugë për të nesërmen. Çelik për të ndërtuar dhe jo për tanke që përdoren kundër njëri-tjetrit, e bënë edhe njërin, edhe tjetrin vend të Evropës së Bashkuar më të mirë, më të fortë dhe më të begatë.

9 Maji, dita e Evropës është rasti i lumtur për të kuptuar se paqja e fiton gjithmonë luftën! Ky është mesazhi i madh që jepet sot kur në kufijtë më Lindorë të Evropës ka sërish bomba e raketa, tanke dhe tmerr që derdhen mbi një vend sovran, mbi gra e fëmijë dhe mbi luftëtarët e lirisë.

Ata që luftojnë në emër të të drejtës së një kombi për mbijetesë ndaj nazizmit të një udhëheqësi që jeton në të shkuarën, janë rimishërimi i atyre që po në nëntë maj të 77 vjetëve më parë, çliruan njerëzimin nga tragjedia e luftës.

Sot në Ukrainë luftohet për të nesërmen e Evropës dhe gjithë botës. Ndaj sot Evropa është më e fortë se dje si ide, si zgjedhje dhe zgjidhje.

Ne, kombi i Gjergjit të Madh🇦🇱, jemi sot krenarë për frymëzimin tonë euroatlantik, pjesë e një Evrope që pret të bëhet një e tërë, nga bregu i Atlantikut në Mariupol, nga Artiku në Adriatik.

Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës
Previous article E BUJSHME/ Titulli kampion do të jetë mbyllja e duhur, Ibrahimoviç mund t’i japë lamtumirën futbollit në fund të sezonit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k