• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ELDA SHABANI/ Veshja, impuls që vjen nga brenda
Home
Blog

ELDA SHABANI/ Veshja, impuls që vjen nga brenda

April 6th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Veshja është funksioni i katërt biologjik trupor pas frymëmarrjes, ngrënies dhe gjumit. Një nga kënaqësitë themelore të trupit të njeriut është ta veshësh atë” do të thoshte Linda Watson për revistën Vogue, në vitin 1999. Dëshira për të shprehur nevojën për një ndërgjegje më të lartë shoqërore po nxit sot bashkimin mes artit dhe veshjes akoma dhe më shumë sepse në thelb janë dy disiplina që sillen rreth të njëjtës sferë, e cila është krijimtaria.

Filozofi grek Platon thotë se artisti është i frymëzuar ose nga Muzet, ose nga Zoti ose nga impulset e brendshme për të shprehur atë që është përtej dukjes, ndjenjave të brendshme, të vërtetave të përjetshme. Marrëdhënia midis modës dhe letërsisë është e pasur dhe e ndërsjelltë. Poeti francez dhe kritiku Stéphane Mallarmé, në veprat e tij, e trajtoi modën si një formë artistike unike në të njëjtin nivel rëndësie si teatri, letersia ose piktura.

Mallarmé pasuroi ndjeshëm poezitë e tij të hershme si “Hérodiade”, duke përshkruar veshjen dhe trupin femëror. Në veprat e Mallarmës, moda, përbën shenjat dalluese të vetë modernizmit. Gjithmonë për autorët klasik, aksesori i preferuar i modës është libri. E megjithatë, ku do të ishte moda pa letërsinë dhe anasjelltas?

Asnjë historian i modës ose dhe një dizajnër nuk do të ishte i plotësuar, pa një studim të veprave klasike të autorëve si Marcel Proust, Oscar Wilde, Leon Tolstoi, Gustav Flobert, e shumë të tjerë të cilët janë një burim i paçmuar për modën e shekullit të njëzetë dhe në vazhdim. Në rrëfimet mahnitëse të tregimit, moda luan një rol qendror në portretizimin e personazheve, si një shprehje e modës dhe e stilit personal. Ato e përdorën figurën femërore si frymëzim për kryeveprat të tyre, sikurse “Helenën e Re” apo Ana Karenina, Ema Bovari etj.

Përmes tyre ato përshkruan me ndjenja realitetin e bukurinë romantike të veshjes, tejet të sofistikuar, një larmi tendencash bazuar nga dizajnër dhe artistë të cilët krijuan idenë e personit të bukur si frymëzim për artin, kalimin nga bukuria fizike në bukurinë shpirtërore. Virginia Wolfe, gjithashtu e tërhequr nga stili femëror i veshjes, kur shkruante për Vogue-n Britanik në vitet 1920 shprehej:

“Më duhet të kujtoj të shkruaj për veshjet herën tjetër, është një impuls që vjen brenda meje” Wilde e pa modën si një “formë të shëmtisë” duke evokuar një epokë romantike që përfshin veshje dhe pëlhura mëndafshi, taftae qëndisma, këpucë kadife, aksesorë dhe bizhu duke krijuar një stil tërësisht autentik.

Sipas tij, ne duhet të jemi një vepër arti ose të veshim një vepër arti”. Duke qenë vet admirues dhe vet arkitekt të modës dhe të artit, shumë prej tyre u ndikuan nga Natyra duke e shkrirë me moderninetin në një të vetme. Babai i Surrealizmit, Salvador Dali dhe dy dizajner të modës midis dy Luftërave Botërore, Elsa Schiaparelli dhe Coco Chanel i kthyen idetë e tyre, duke përkthyer artin surrealist në veshje.

Kështu, Dali dhe Elsa Schiaparelli krijuan së bashku një rrugë të re në modë. ‘Dali dhe Schiaparelli bashkëpunuan në një nga veshjet më ikonike të viteve ’30,’ e cila ishte një fustan prej mëndafshi, pikturuar mbi të një karavidhe e madhe nga vet S. Dali.

Bota e Artit dhe e Modës e kanë ndjekur njerëzimin përgjatë gjithë kohërave. Duke i bërë jehonë ndjenjave të individit apo shoqërisë, ka qenë gjithashtu sinonim për artin. Si një mjet për t’i treguar botës personalitetin tonë me anë të zbukurimit të trupit dhe veshjes, ka rrënjët e saj të thella të vendosura në vetë ekspresionizëm.

/AlpeNews.al

  • Tags
  • elda-shabani
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZAMIRA ÇAVO/ Mosbindja civile, 5 arsye pse do dështojë
Previous article ENVER ROBELLI/ Supershqiptari!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k