• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 23rd, 2025
  • HOME
Eksperimente kuptimplota anti-Facebook
Home
Teknologji

Eksperimente kuptimplota anti-Facebook

February 17th, 2018 Redaktor2 Blog, Teknologji 0 comments

Në Brazil, “Folha de S.Paulo”, e përditshmja më e madhe në vend, do të pushojë së ndari artikujt e vet në Fejsbuk. Arsyeja e parë është se, që kur Fejsbuk ka ndryshuar algoritmin që vendos se me çfarë shpeshtësie shfaqen postimet në faqet e përdoruesve, janë gjithnjë e më të paktë personat që arrijnë në faqen e gazetës, duke kaluar nga rrjeti social. Dhe kjo po ndodh me pjesën më të madhe të mjeteve të informimit, në të gjithë botën. Arsyeja e dytë është se në Fejsbuk është rritur dukshmëria e faqeve të informacioneve të rreme. “Fejsbuku është bërë një terren aspak mikpritës për ata që duan të ofrojnë përmbajtje cilësore”, ka shkruajtur Sergio Davila, drejtor i të përditshmes.

Në Danimarkë, rrjeti televiziv TV Midvest, që 40 përqind të vizitave i ka nga Fejsbuku, ndali për dy javë publikimin e materialeve të veta në Fejsbuk. Siç ishte e parashikueshme, vizitorët ranë me 27% dhe faqet e klikuara me 10%. Por, befasia ishte se vizitorët e mbetur kaluan 42% përqind kohë më shumë në faqe dhe vizituan 12% më shumë faqe të brendshme.

“Ishte një test që na hapi sytë”, ka thënë Nadia Nikolajeva, drejtuese e rrjetit. Por eksperimenti nuk përfundoi këtu: TV Midvest u kërkoi gjithashtu katër përdoruesve – një student, një politikan, një sipërmarrës dhe një menaxher – që të ndalnin për pak kohë përdorimin e Fejsbukut. Objektivi ishte të kuptohej se si arrinin të informoheshin pa rrjetin social. Të intervistuar në fund të eksperimentit, të katër thanë se u kishin munguar ndërveprimet me përdoruesit e tjerë, por ndiheshin më të informuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një komision parlamentar ka takuar përfaqësuesit e kompanive të mëdha teknologjike amerikane, mes të cilave Fejsbuk, për të kuptuar si mund të ndalet përhapja e lajmeve të rreme. Përgjigja mund të jetë, sa për fillim, që të bëjmë të gjithë eksperimentin e katër përdoruesve danezë. / bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha, nuk e mbron dot “Listën Basha”
Previous article SUSANNA SCHROBSDORFF/ Berlini e mban veshur historinë si një jorgan

Redaktor2

Related Posts

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj Blog
June 23rd, 2025

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës Blog
June 22nd, 2025

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Blog Jun 17th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

May 22nd, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k