• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDVIN KULLURI/ Shqiperia dhe Kosova mund te jetojne ne liri, siguri dhe prosperitet duke u mbeshtetur tek partneriteti me SHBA!
Home
Blog

EDVIN KULLURI/ Shqiperia dhe Kosova mund te jetojne ne liri, siguri dhe prosperitet duke u mbeshtetur tek partneriteti me SHBA!

April 12th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Shqiperia dhe Kosova mund te jetojne ne liri, siguri dhe prosperitet vecse duke u mbeshtetur tek partneriteti strategjik me SHBA! Qe prej vitit 2016 kur eshte zgjedhur Presidenti Trump, te pakten 3 poltikane drejtues te larte shqiptare kane patur perplasje te drejteperdrejta me Washingtonin per ceshtje te ndryshme!
Intervista e Rames ne CNN gjate fushates elektorale qe e konsideronte ne ate kohe kandidatin per President “nje rrezik per boten”, ka qene akti me i papranueshem ne marredheniet tona me SHBA!

Perplasjet e vjetshme te opozites me administraten amerikane lidhur me protestat dhe djegien e mandateve dhe bojkotit te 30 qershorit, po ashtu ishin nje sjellje e papranueshme por qe gjithesesi demton kryesisht opoziten dhe jo vetem!

Por akoma me i papranueshem eshte qendrimi sfidues ndaj SHBA i kryeministrit te Vetevendosjes ndaj kerkeses per “heqjen e takses me Serbine” si parakusht per nisjen e negociatave per njohje. Dhe me keq akoma shmangja pasuese ndaj te derguarit te Presidentit Trump duke komunikuar vetem ne Lajcak, te derguarin e BE! Po ti shtojme edhe mbeshtetjen e disa mediave dhe politikaneve ne Tirane ketij qendrimi, domethene qe Kurti nuk eshte rastesi!

Tre raste ne nje hark kohor te ngjeshur nuk jane thjeshte “aksidente”, por vije sjelljeje. Arsyet e ketyre sjelljeve e qendrimeve mund te jene sa ideologjike per sa kohe afersia me “establishmentin liberal” te ketyre faktoreve eshte e njohur, por edhe lidhjet me shtete lindore nuk jane me “enigme”!

Ajo qe mbetet ne fund te fundit eshte se eshte e paprecedente ne 30 vitet e fundit qe kaq shume aktore politike te larte kane mbajtur njekohesisht qendrime kundershtuese te hapura ndaj administrates se SHBA dhe me keq akoma duke mbjelle tek mbeshtetesit e tyre ndenja dyshimi dhe ndonjehere edhe armiqesore.

Perfshirja e aktoreve politike shqiptare ne “polarizimin e skajshem” mes administrates amerikane me opoziten liberale te ndikuar nga Soros me kompani apo akoma me keq me aktore nderkombetare rivale me SHBA ne rajon, eshte naivitet dashakeq ndaj interesit te Shiperise dhe Kosoves c’ka eshte e njejta gje!
Keta njerez nuk mund dhe duhet ta drejtojne Shqiperine dhe Kosoven as tani qe do kete qeveri te re ne Kosove e as vitin tjeter ne Tirane pas zgjedhjeve per parlamentin e ardhshem. Ky eshte imperativ per cdo force politike dhe qytetar ne te dyja anet e kufirit qe kerkojne nje Shqiperi dhe Kosove te sigurte, te lire dhe te begate!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Lidhja me skype, dhe “biblioteka” në sfond
Previous article ILIR KOKA/ Mos na i tmerroni prindërit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k