• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Lidhja me skype, dhe “biblioteka” në sfond
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Lidhja me skype, dhe “biblioteka” në sfond

April 12th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Përgjatë ditëve të gjata të karantinës, natyrisht media ka kryer dhe përmbushur misionin e saj, ku nuk janë përjashtuar edhe lidhjet direkte, kryesisht me skype të emrave të njohur dhe të panjohur të politikës, artit, kulturës, biznesit, pushtetit vendor dhe qëndror, analistëve, etj.

Ajo që binte në sy, në çdo lidhje direkte me skype, ishte dalja para “bibliotekave” të mbushura me libra, biblioteka 2-3 dhe 4 kate, apo sa një faqe muri. Nuk kishte, dhe nuk ka lidhje direkte nga banesa apo zyra me këta emra të njohur, ku mos të bien në sy “biblioteka” e mbushur me libra.

A thua ti kenë lexuar vërtetë aq libra sa kanë në biblioteka, a thua ti kenë blerë vërtetë për ti lexuar dhe përvetësuar nga teoria në praktikë ? Rastësisht dëgjova para disa ditësh dy prej intervistave me dy persona të fushës së politikës, ose më qartë me dy ish-ligjvënës  dhe një biznesmen, ku natyrisht në sfond kishin “bibliotekat” me 4 kate, të mbushura me libra.

Nga sa i njoh personalisht  ata, nuk besoj  se në jetën e tyre kanë lexuar deri në fund një libër, veç ndonjë reviste mode, apo reviste Living, por të kenë lexuar  një faqe muri me libra, kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Mania për të kopjuar  ata që vërtetë  kanë lexuar dhe lexojnë, nxitimi për tu dukur edhe ata, si  “njerës të lexuar” dhe intelektualë edhe në ditët e karantinës, është vërtetë qesharake.

Lidhja me skype, si çdo lidhje direkte, nuk do të thotë që ti, të kopsitesh dhe kollarisesh, dhe të dalësh para bibliotekës së mbushur me libra panairesh, dhe të japësh leksione mbi “pandeminë, mbi krizën, mbi  qeverisjen, mbi coronavirusin”etj. Më të krekosurit rezultojnë  ish-ligjvënësit  mandatdjegur, që duan medoemos të kenë pas shpinës së tyre kur intervistohen në lidhje direkte me skype, patjetër “bibliotekën” e mbushur me libra dhe ndonjë picture, të madhe sa një faqe muri.

Madje para  intervistimit, ata pyesin 3-4 herë edhe gazetarin në studio, “del qartë sfondi mbrapa meje” pa pyetur se çfarë përgjigje do ti japin  pyetjeve. Ndoshta ngaqë e kanë të sigurtë, se çdo pyetje mbi “situatën” do të përkthehet në “sulm mbi qeverinë dhe kryeministrin”, mjafton të dalë në sfond biblioteka, dhe që njerësit të mendojnë se “ky qenka kokë e madhe ore”.

Dhe të mendosh se deri dje, këta tipa, këta “njerës të lexuar” me vila dhe apartamente  të bollshme, me “biblioteka” të mbushura me libra dhe revista mode, që intervistohen live me skype, flisnin nga foltorja e Parlamentit  dhe jepnin “mendime dhe vlerësime” duke lexuar traktin e pergatitur  nga  zyra e kryetarit,  duke u  kthyer në robotë të kurdisur.

Padyshim ata që  i njohin, gajasen kur  i shohin  “kokat  e mëdha” tek intervistohen  live nga studiot  e leximit, edhe pse ka prej tyre  që diplomën e të mesmes, e kanë marrë  pasi  kanë blerë  atë të shkollës së lartë. Atyre gjithsesi karantina u duket një shans i mirë, për të treguar para kamerave , veç të tjerave edhe bibliotekat me libra, si tregues “themelor” i kureshtjes së ndonjërit që akoma nuk e dinte kush ishin, dhe nga vinin “kokat e mëdha”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Ecuria e Covid-19 gjatë prillit në bashkitë më të prekura
Previous article EDVIN KULLURI/ Shqiperia dhe Kosova mund te jetojne ne liri, siguri dhe prosperitet duke u mbeshtetur tek partneriteti me SHBA!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k