• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

January 18th, 2021
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Si u rrit ndjeshëm pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale amerikane
Home
Aktualitet

EDUARD ZALOSHNJA/ Si u rrit ndjeshëm pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale amerikane

November 12th, 2020 bora.autor Aktualitet, Blog 0 comments

Çdo shtetas amerikan 18 vjeç e sipër e ka të drejtën e votimit (përjashto të burgosurit në disa shtete). Po për ta ushtruar këtë të drejtë, secili duhet të regjistrohet për të votuar në shtetin ku ka rezidencën. Sipas Byrosë së Censusit, në SHBA ishin 224.1 milionë shtetas me të drejtë vote në nëntor 2016. Nga këta ishin të regjistruar për votim vetëm 70.3% (157.6 milionë), dhe ndër të regjistruarit, vetëm 136.6 milionë votuan për kandidatët presidencialë.

Falë shpenzimeve gjigande dhe punës së mijra vullnetarëve në terren, shtabet e fushatave rivale, para zgjedhjeve të tanishme, ndikuan në rritjen e ndjeshme të numrit të shtetasve të regjistruar për votim. Sipas një vlerësimi paraprak të Pew Research Center, numri i votuesve të regjistruar u rrit me rreth 16 milionë (krahasuar me katër vjet më parë), ndërkohë që numri i shtetasve në moshë për votim u rrit vetëm 9 milionë.

Si rezultat, numri i votave në garën presidenciale shkoi nga 136.6 milionë në rreth 160 milionë.

Fushata e Trump-it pati më shumë sukses në kontetë rurale (ku dominon), për rritjen e numrit të të regjistruarve për votim, se sa pati fushata e Biden në kontetë urbane e suburbane (ku dominon), për të regjistruar përkrahësist e tij. Kështu, në qytete të mëdha si Philadelphia, Detroit, Orlando etj. vetëm gjysma e popullsisë së rritur ishte e regjistruar për votim (të paregjistruarit banojnë kryesisht në getot e popullsisë me ngjyrë).  Në qoftë se do të kishte patur më shumë sukses në fushatën e regjistrimit për votim në zonat urbane, epërsia e Biden-it do të kishte qenë më e madhe, si në votën popullore, ashtu edhe në Kolegjin Elektoral.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Makthi i Berishës nga Haga
Previous article FRROK ÇUPI/ Në PD të gjithë janë vëllezër, të gjithë kanë një baba

bora.autor

Related Posts

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh Blog
January 16th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës Blog
January 16th, 2021

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog
January 15th, 2021

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

Blog Feb 21st, 2018
ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit! Aktualitet

ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

Jan 13th, 2021
MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Jan 15th, 2021
KRESHNIK SPAHIU/ “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar Aktualitet

KRESHNIK SPAHIU/ “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

Jan 11th, 2021
MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave? Blog

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

Jan 15th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k