• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

January 18th, 2021
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Sa mund të vlejnë 20 milionët e identifikimit biometrik?
Home
Aktualitet

EDUARD ZALOSHNJA/ Sa mund të vlejnë 20 milionët e identifikimit biometrik?

November 19th, 2020 bora.autor Aktualitet, Blog 0 comments

Dje u shpallën ofertat e tetë firmave që synojnë të realizojnë identifikimin biometrik të votuesve të 25 prillit. Mesatarja e të tetë ofertave ishte rreth 20 milionë euro, që nuk do të lejojnë më votimin familjar për bijtë, bijat, nuset, dhëndurët, nipërit e mbesat në emigracion, si dhe votimin 2-3 herë nga i njëjti person.

Por çfarë efekti mund të kenë këto 20 milionë euro në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit?

Në një analizë që kam botuar para disa muajsh (https://realstory.al/zaloshnja-permiresimet-me-te-rendesishme-ne-administrimin-e-zgjedhjeve/ ), llogarita me përafërsi se rreth 80 mijë vota në zgjedhjet e 2017-ës, me shumë gjasa, kanë qenë të bijve, bijave nuseve, dhëndurve, nipërve e mbesave në emigracion, të hedhura në kuti përmes votimit familjar në fshtatërat e vegjël anekënd Shqipërisë (kuptohet, disa pro PS-së e disa kundër saj). Sidoqoftë, vota popullore nuk përcakton sa mandate fiton një parti apo një tjetër në sistemin elektoral shqiptar. Përqindjet e partive në secilin nga 12 qarqet janë vendimtaret në përcaktimin e mandateve (PS-ja regjistroi vetëm 48.2% të votës popullore më 2017, por siguroi 74 mandate në Kuvend).

Me pak fjalë, 20 milionë eurot e shpenzuara për identifikimin biometrik, me gjasa të mëdha, do të kenë vetëm efekt rajonal. Nga rezultatet e zgjedhjeve të 2017-ës dhe zhvillimet e derisotme, duket se në qarqet nga Elbasani e poshtë, identifikimi biometrik do të ketë fare pak ndikim në mandatet e partisë në pushtet (PS-së). Vetëm në qarkun jugor Gjirokastër duket se do ketë një zhvillim demografik, jo biometrik. Këtij qarku do t’i pakësohet një mandat (si rezultat i pakësimit të shtetasve në regjistrat e gjendjes civile të qarkut). Dhe këtë mandat duket se do ta humbasë PS-ja, pavarsisht se mbetet partia e parë në atë qark.

Pikpyetjet fillojnë në qarqet mbi Elbasan.

Disa qindra vota fiktive emigrantësh në malsinë e Tiranës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në këtë qark.

Disa qindra vota fiktive emigrantësh në malësinë e Krujës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në qarkun Durrës.

Disa qindra vota fiktive në malësinë e Pukës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në qarkun Shkodër.

Disa qindra vota fiktive në malësinë e Mirditës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në qarkun Lezhë.

E njëjta gjë mund të ndodhë në qarkun Dibër, por jo prej identifikimit biometrik, por prej tkurrjes demografike (qarku Dibër do të ketë gjithsej 5 mandate, jo 6 si më parë). Ndërsa në qarkun Kukës, nuk mund të priten ndryshime, sepse gjithsej 3 mandate ka….

Duke përmbledhur sa më sipër, tabela më poshtë pasqyron PARAPRAKISHT efektin që mund të kenë 20 milionë eurot e identifikimit biometrik në mandatet e PS-së.

Tabela 1. Ndryshimet e mundshme të numrit të mandateve të PS-së prej identifikimit biometrik

QARQET 2017 2021
Shkoder 4 3+?
Kukes 1 1
Diber* 2 1+?
Lezhe 3 2+?
Durres 8 7+?
Tirane* 18 18+?
Elbasan 7 7
Fier 10 10
Berat 4 4
Korçe 6 6
Gjirokater* 3 2
Vlore 8 8
TOTAL 74 69+?

*SHËNIM: Për shkak të ndryshimeve demografike, Dibra do të ketë 5 nga 6 mandate që kishte, Gjirokastra 4 nga 5 që kishte dhe Tirana 36 nga 34 që kishte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Ilir Meta po i përdor si kamikazë kandidatët e tij në rrethe
Previous article ARTUR AJAZI/ Shqiptarët nuk do t’ju falin kurrë….

bora.autor

Related Posts

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh Blog
January 16th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës Blog
January 16th, 2021

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog
January 15th, 2021

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

Blog Feb 21st, 2018
ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit! Aktualitet

ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

Jan 13th, 2021
MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Jan 15th, 2021
MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave? Blog

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

Jan 15th, 2021
KRESHNIK SPAHIU/ “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar Aktualitet

KRESHNIK SPAHIU/ “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

Jan 11th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k