• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Parashikimet statistikore për zgjedhjet kongresuale amerikane
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Parashikimet statistikore për zgjedhjet kongresuale amerikane

November 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Eduard Zaloshnja/

Sot votuesit amerikanë do të përcaktojnë me votën e tyre se cila parti do të ketë shumicën në dhomën e lartë të Kongresit (Senatin) dhe në dhomën e ulët (Dhomën e Përfaqsuesve). Aktualisht, në të dyja dhomat Partia Republikane ka shumicën, gjë që i lejon Presidentit Trump të qeverisi me pak kokëçarje. Në qoftë se njëra nga dhomat e kongresit (ose të dyja kalojnë në kontrollin e e demokratëve), kokëçarjet e Trumpit do të shumëfishohen.

Në prag të çdo zgjedhje në SHBA, ndërtohen modele statistikore nga statisticienë të specializuar, të cilët i ndërtojnë modelet e tyre bazuar në sondazhet e shumta kombëtare e lokale, në të dhënat e zgjedhjeve paraardhëse, në historikun e votimit të çdo distrikti, në kushtet aktuale ekonomike të çdo distrikti dhe në shumat e shpenzuara për fushatat në çdo distrikt e shtet.

Një ndër statisticienët amerikanë më të suksesshëm në parashikime statistikore politike (por edhe ato sportive), është edhe Nate Silver, i cili i publikon parashikimet e tij në portalin fivethirtyeight.com . Për zgjedhjet e sotme ai parashikon se fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqsuesve (House of Representatives) ka një probabilitet 88%, ndërsa fitorja e republikanëve një probabilitet 12% (shihni grafikun 1). Ndërsa për senatin ai parashikon se fitorja e republikanëve ka një probabilitet rreth 80% dhe e demokratëve rreth 20% (shihni grafikun 2).

Shënim: Gara në Senat bëhet vetëm për 33 vende, sepse 67 senatorëve të tjerë nuk u ka mbaruar mandati. Ndërsa gara në Dhomën e Përfaqsuesve bëhet për të 435 vendet e saj.

Grafiku 1. Parashikimi statistikor për Dhomën e Përfaqsuesve

image.png
Grafiku  2. Parashikimi statistikor për Senatin
image.png
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIERO BIANNUCI/ Lajmi i parë i rremë që erdhi nga Hëna
Previous article ZAMIRA ÇAVO/ Politika e inatit mund të shtrydhë qelbin e vetvetes

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k