• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…
Home
Politikë

EDUARD ZALOSHNJA/ Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…

December 17th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Në qoftë se Berisha arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së (ka ca pengesa të mëdha juridike e bravash, para se ta arrijë këtë gjë), do të jetë mbi 80 vjeç kur të ketë shansin të përballet elektoralisht me PS-në për shumicën në Kuvend. PS-ja, nga ana saj (pavarsisht se emrin e ndryshoi më 1991), i ka rrënjët 80-vjeçare.  Votuesit e saj kënaqen sot me marketet e kafenetë private poshtë pallateve ku banojnë, por vetë apo paraardhësit e tyre ishin dikur mbështetës së PPSH-së, e cila i boshatisi dyqanet e kafenetë shtetërore nën hyqmin e saj…

Nga të gjitha sondazhet politike që kam zhvilluar deri më sot në Shqipëri, grupmosha 18-24 vjeç është vazhdimisht e lëkundur apo mospjesmarrëse në votim. Për shembull, bazuar në një sondazh rigoroz kombëtar që kam zhvilluar së fundmi, vetëm 68% e banorëve të kësaj grupmoshe morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 (shumica dërrmuese e atyre që banojnë jashtë vendit nuk kanë mundësi fizikisht të votojnë). Nga ana tjetër, plot 83% e banorëve 25-99 vjeç votuan më 25 prill 2021. Dhe në këtë fashë dominuese moshore, partia 80-vjeçare ka epërsi…

Pra sfida për Berishën (në qoftë se arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së dhe nëse nuk goditet nga SPAK), është që të fitojë zemrat e 18-24 vjeçarëve të sotëm, si dhe të atyre që janë 14-18 vjeç (e që në zgjedhjet e ardhshme do të kenë të drejtën moshore të votojnë).

Një malore e fortë për një plak që do të jetë mbi 80 vjeç në betejën e ardhshme elektorale…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Nacionalizmi" fake, streha e fundit e anti-amerikanëve të Ballkanit
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Nga Ceka, Zogaj, Patozi e Murrizi… tek çelësat e bravat! Si është ndarë 12 herë Partia Demokratike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k