• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?
Home
Politikë

EDUARD ZALOSHNJA/ A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

May 11th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Për të ditur se sa votues iu shtuan/pakësuan partive që arritën të fitojnë mandate parlamentare, duhet ditur së pari sa prej votuesve që i votuan këto parti para katër vjetësh janë aktualisht gjallë dhe fizikisht në Shqipëri. Duke përdorur të dhënat mbi vdekjet vjetore dhe mbi emigracionin që raporton INSTAT-i, si dhe duke faktorizuar faktin që më 2017, në 20% të qendrave të votimit, u konstatua votim familjar për të afërm që ishin në emigracion (shihni raportin e ODHIR/OSBE), mund të ekstrapolohet se rreth 700 mijë nga ata që votuan PS-në para katër vjetësh janë aktualisht gjallë dhe fizikisht në Shqipëri (për PD-në, shifra është rreth 400 mijë dhe për LSI-në, rreth 200 mijë).

Por sa votuan më 25 prill për këto parti? Numri i votave të vlefshme nuk na jep një përgjigje të plotë për këtë pyetje, sepse mbi 83 mijë fletë votimi dolën të pavlefshme nga lloji i fletws sw votimit në formë fjalëkryqi. Po presupozojmë se shpërndarja e fletëve të pavlefshme ishte pak a shumë proporcionale për partitë e mëdha (ndonjë parti e vogël pa numërues në komisione mund të jetë penalizuar te fletët e pavlefshme, por kjo nuk ndikon shumë në shpërndarjen proporcionale për partitë e mëdha).

Bazuar në presupozimin e mësipërm, mund të ekstrapolohet se rreth 808 mijë votues votuan për PS-në, pavarsisht se disa mijra nuk e zgjidhën saktë fjalëkryqin e fletës së votimit… Në të njëjtën mënyrë mund të ekstrapolohet se rreth 655 mijë votues votuan për PD-në dhe rreth 115 mijë votuan për LSI-në.

Grafiku shoqërues ilustron qartë se rritja e madhe e numrit të votuesve të PS-së dhe PD-së (përkatësisht 108 mijë dhe 255 mijë) nuk shpjegohet vetëm me tkurrjen e LSI-së. Të dyja partitë e mëdha (e sidomos PD-ja) sollën në kutitë e votimit shumë më tepër votues se sa ishte deficiti i LSI-së (85 mijë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Tri mite të rreme të PD, për humbjen e 25 prillit
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Karremi presidencial dhe kriza brenda PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k