• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 17th, 2025
  • HOME
EDMOND LAÇI/ Diana Çuli dhe Bashkim Shehu përkthehen kinezisht
Home
Blog

EDMOND LAÇI/ Diana Çuli dhe Bashkim Shehu përkthehen kinezisht

June 17th, 2023 F.autor Blog 0 comments

Autorët shqiptarë Diana Çuli dhe shumë shpejt edhe Bashkim Shehu të përkthyer në kinezisht tashmë janë gati për tregun prej më shumë se 1 miliardë folësish të kësaj gjuhe. Pas tyre, edhe tre autorë të tjerë shqiptarë janë në përkthim e sipër në gjuhën kineze. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, përkthyesi, shkrimtari dhe botuesi i njohur, Rexhep Hida. Si i vetmi pjesëmarrës nga Shqipëria në Panairin e 29-të Ndërkombëtar të Librit në Pekin, Hida aktualisht edhe President i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë, ka sjellë pak aromë shqipe mes 2.500 ekspozuesve nga 56 vende dhe rajone, që prezantojnë më shumë se 200 mijë tituj kinezë dhe të huaj në edicionin e këtij viti në Pekin. Rreth 60% për qind e pjesëmarrësve janë nga jashtë, ndërsa paralelisht me panairin po mbahet edhe Festivali i 21-të Ndërkombëtar i Librit. Duhet thënë se panairi i Pekinit është i dyti më i madh në botë dhe më ndërkombëtari i librit në Azi.
Evenimenti përfaqëson një takim shumë të rëndësishëm për tregtinë e të drejtave të autorit, që është rruga reale e aksesit për botuesit e huaj në tregun kinez. Ndaj edhe pjesëmarrja e një shtëpie botuese shqiptare në këtë eveniment, është një mundësi e jashtëzakonshme për autorët shqiptarë që duan të konkurojnë në këtë treg gjigand. Hida që vitin e kaluar u nderua nga presidenti me Titullin “Mjeshtër i Madh”, e quan “një mision” të tijin dhe të Shtëpisë Botuese “Fan Noli” përkthimin e autorëve shqiptarë në kinezishte. Kështu pas Diana Çulit dhe shumë shpejt edhe të Bashkim Shehut që tashmë janë përkthyer dhe janë gati për t’iu servirur lexuesve kinezë, të paktën tre autorë të tjerë shqiptarë janë në përkthim i sipër.
Por më tepër se “biznes” për autorët respektivë, Hida e quan “shkëmbim kulturash” përkthimin nga shqipja në kinezisht dhe anasjelltas. Kështu Diana Çuli, sot e përkthyer në kinezisht, pak kohë më parë ka përkthyer së bashku me Venera Domin, një nga veprat më të njohura të letërsisë klasike kineze “Ëndërr në Pallatin e Kuq” të autorit Cao Xueqin. Ndërsa në stendën e “Fan Nolit”, mes shumë titujve të përkthyer në shqip nga kinezishtja shquhet “Lulet e pambukut” e autores Tie Ning, kryetarja aktuale e Lidhjes së Shkimtarëve të Kinës. “Portofoli i botimeve të Shtëpisë Botuese “Fan Noli” do të ishte i paplotë pa përkthyer dhe botuar në shqip autorët më të mëdhenj të filozofisë dhe letërsisë kineze.” – thotë Hida, i cili që në ditën e parë të panairit nënshkroi një kontratë të re me nga shtëpitë më të mëdha botuese të Kinës.
Si e para shtëpi botuese private në Shqipëri, “Fan Noli” i Hidës deri tani ka botuar mbi 5.000 tituj nga letërsia shqiptare dhe ajo e huaj. Spikasin fituesit e Çmimit Europian të Letërsisë, në kuadër të projektit Evropa Krijues, për promovimin e letërsisë, apo edhe vlerësime dhe çmim ndërkombëtar për përkthimin e novelës “Fati i një njeriu”, vepër e shkrimtarit rus Mihail A. Shollohov, laurant i Çmimit Nobel në vitin 1965. Por Hida befason me larmishmërinë e zgjedhjeve të tij, sidomos kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e autorëve nga Lindja. Kështu vëllimi i parë nga seria e librit “Qeverisja e Kinës” e presidentit kinez Xi Jinping bëri bujë para pak kohësh në Tiranë, kur vetëm në ditën e prezantimit në Muzeun Historik Kombëtar u shitën 600 kopje. (CRI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Moralistët
Previous article EDMON LAÇI/ Një muze i industrisë shqiptare 8 mijë kilometra larg

F.autor

Related Posts

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog
July 16th, 2025

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog
July 14th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog
July 10th, 2025

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

Blog Jul 9th, 2025
ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

Jul 8th, 2025
MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Jul 10th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

Jul 2nd, 2025
AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Jul 16th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k