Ku valle e fshehim gjithe ate ligesi e dashakeqesi? Ku e kemi burimin e pashtershem per te perbuzur e poshteruar? Cfare kenaqesie ndjejme valle ne perbaltjen e dinjitetit e ne shkaterrimin shpirteror e mendor te personit? Si rritet gjithe kjo keqdashje e smire e zeze?
Mos dreqin, shumica e grave shqiptare jane ciftuar edhe me gjarperinj, qe ka kaq gjuhe te helmeta ne kete vend?
Deshira me e madhe e gjithe kokebosheve, injoranteve, idioteve, trapeve, analfabeteve funksionale, eshte te bejne edhe ata nje koment qe fyen dhe ofendon dike, person publik sidomos. Dhe pastaj rrethi vicioz mbyllet me ata qe vetequhen njerez publike dhe flasin po me gjuhe helmi qe t’u bejne qejfin injoranteve.
Aq me teper sikur ai/ajo te kete marre guximin te ndaje nje arritje personale, te shkruaje dicka me te cilen kokeboshet, me aq sa ua pret mund te mos bien dakort.
Po mire, a nuk mund te mos bini dakort duke argumentuar me aq sa ua pret, duke kundershtuar duke vene ne dukje mangesite, apo thjesht te shkruani “nuk me pelqen”, “nuk jam dakort”, “nuk ishte e arrire”, “ja fute kot”, apo te tjera te tilla, por vec sharje ordinere, banale, mllef, frustrim, ligesi.
Duket sikur tufat e piranjave, zevendesohen here me tufa gjerperinjsh e neperkash, here me vejusha te zeza, e here me hardhucat e Komodos. Vetem helm e vrer.
Dje ishte nje nga ditet e zakonshme per ta krahasuar vendin tone me nje lunge qelbi, ku secili nxiton ta mbushe edhe me permbajtjen e tij. Ndodh te pakten nje here ne dy jave.
Gjendet dikush qe “del nga rreshti”, qe i iken mediokritetit, qe leviz tej kornizes se mesatares se injorances, qe perpiqet te mos jete si te tjeret, qe perplas krahet sa dhe si mundet te shkeputet nga balta e nga bajgat…e pra, ai/ajo do jete shenjestra e mambave te zeza shqiptare.
Sot i takoi Alketa Vejsiut. Ne Itali, aty ku ajo “perbalti” festivalin e Sanremos ne 70 vjetorin e tij, maximumi “i sharjes” ishte qe nuk dinte te ndalonte se foluri, e thene ne forma te ndryshme.
Ne Shqiperi, ia bene biografine qe nga koha e Tanzimatit, anatomine qe nga vezoret e deri tek barkushet, lidhjet dashurore qe nga kopshti e deri 53 vjec (me duket se nuk i ka mbush 40).
Madje edhe e vulosen se ishte paguar para e madhe qe te merrte pjese aty (dakort po ua bejme qejfin, meqe te gjithe jeni pasardhes te Mikaelit e Gabrielit, por nuk ishte paraja qe fliste).
A mundet mor te mendoni per nje moment te vetem, vetem nje sekonde te vetme, se pavaresisht gjithe difekteve qe mund t’i nxjerre kritika italiane (se kritika shqiptare nuk besohet) ajo vajza beri nje gje qe rralle ndodh: Nuk beri kukullen, seksin, naziken ne krah te nje drejtuesi goxha te afte si Amadeus, por u soll si profesioniste.
Ndaleni helmin nje moment dhe krahasojeni me Xhorxhinen, partneren e Ronaldos, qe ishte aty pikerisht se ishte partnere e Ronaldos.
Vetem se ne kete rast, nese u punon pak logjika, do ta kuptoni se nuk vlen urtesia: fjala eshte argjend, heshtja flori. Nese do ishte heshtake, Italia s’kishte nevoje per Alketen. Ka superkukllat e saj…
E cuditshme se si empatia shfaqet vetem tek njerezit e pervuajtur, tek ata qe lypin, tek ata ne nevoje, pra tek ata qe nuk jane “mbi nivelin tone”.
Me keta jemi solidare 100 perqind. Me gjeni nje rast qe kemi qene solidare me suksesin e dikujt, madje edhe atyre qe s’kishin nevoje per ne Ismailit apo Inves u ngjitem bishta e u hodhem plehra kokes…Nejse, te shohim kush do jete tabela e rradhes pas dy javesh…
Leave a Reply