• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Bravo Ilda, si guxojnë këto media të paafta të merren me një shembull suksesi si ty!
Home
Sociale

EDMOND ARIZAJ/ Bravo Ilda, si guxojnë këto media të paafta të merren me një shembull suksesi si ty!

February 14th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Aq mire je ke bere asaj gruas sa s’di si te te lavderoj. Me shume t’i kishe thene.

Ajo gati-plake, duhet te ndihej e nderuar qe ne mos rrota e makines, syte e tu, e pane te gremisej e te thyente vetem kemben.

Mund te thyente dhe koken, po kjo s’eshte pune per ty. Ti je krijese qe i perket tjeter dimensioni.

Ty mund dhe duhet te te shohin vetem ne ekran dhe smartfone.

Askush nuk duhet, as te guxoje ta mendoje madje, se mund te te kundervihet.

Ti je shembulli qe duhesh ndjekur, qe duhesh kopjuar, per sakrificat e punes, per karrieren brilante, per elokuencen, per njohjen e thelle te futbollit, per dramat qe shkakton ne studio me pyetjet dhe informacionet e tua, per lidhjet direkte per te cilat gazetarucet e dikurshem te “nga njera ndeshje ne tjetren” duhet te skuqen nga paaftesia e tyre.

Vertete, nuk me besohet, si guxuan TemA dhe Dritare (kishte dhe te tjere, mos i fal), te permendin emrin tend si te perfshire ne kete ngjarje te rendomte.

Per nje kembe! Per nje 60 e kusur vjecare! Ta mendosh eshte afer cmendurise, se si mediat, keto fole ku mblidhen te paaftet dhe te papunet, mund te prekin emrin qiellor te Ildes!

Eshte si te blasfemosh. O Theos! Mire ua bere te gjitheve! Ca po te duhet te tregosh empati. Qofte edhe modesti.

Keta jane te gjithe si ca miza dheu qe levrijne larte e poshte per te gjetur ndonje kokerr gruri.

Ti je atje lart, ku ushqehesh vetem me nektar. Te tjeret, media, police, te aksidentuar, duhet ta kene per nder qe ua vare sadopak, qe i bere per disa minuta pjese te perditshmerise tende olimpike…

Po sikur te kerkoje ndjese, qofte edhe sikur mos te kishe faj, se nuk zbrite nga makina p.sh se nuk i perballon dot skena te tilla, mos valle do ishe shume me e admirueshme per publikun, sepse keshtu do tregoje se ke ende qeliza njerezore dhe nuk je vec engjell, pra ajer!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJOLLA SANCA/ Ngado… gra…!
Previous article MERO BAZE/ Përse duhet të një Kushtetutë dhe kundër çmendjes Presidentit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k