• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
DORIAN KOÇI/ Rivlerësimi i traditës
Home
Blog

DORIAN KOÇI/ Rivlerësimi i traditës

July 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Dorian Koçi

A mund të krijojmë një lidhje organike mes imazhit dhe fjalës në kulturën shqiptare? Sa mundësi ka që tërthorazi fjala ka ndikuar te imazhi apo dhe anasjelltas? Tabloja “Te korrat” nga Zef Kolombi, na pasqyron një pejsazh idilik diku në një fshat shqiptar, ku shquajnë duajt e mbledhur të grurit, fusha e porsakorrur e gjitha në të verdhë dhe një pemë gjithë gjelbërim që dëfton jetë. Nje tablo e mrekullueshme qe na e bën më të afërt ndjesinë e muajit korrik me etimologjinë e tij në shqip.

Por ky përfytyrim do ishte i vakët nëse nuk e ilustrojmë me vargjet e poetit A.Z.Çajupi “Korriku”. Çajupi përpos përshkrimeve poetike me një gjuhë të thjeshtë të ndikimeve që ka korriku në jetën sociale të shqiptarëve të atëhershëm nuk harrontë shkruaj dhe për ndikimet që mund të ketë në jetën e tyre politike duke iu kujtuar ngjarjet e Revolucionit Francez. Ne kulturën shqiptare fjala dhe imazhet mund te lidhen per te krijuar nje mozaik te tere kulturor dhe për të mos marr hua në kalendaret tona kulturore autorë dhe piktorë të huaj por mund të fillojë rivlerësimi i traditës sonë.

Korriku

Na erdhi korriku prapë,

me grurë të ri, me vapë.

Mirë q’erdhr, o korrik,

gjithë bota të ka mik,

të duanë varfëria,

se s’vdes njeri nga uria.

Korriku, si flak’ e drizit,

na ngroh palcën e kurrizit.

0 korrik, o faqezjarr,

gjithë lule, gjithë bar,

dhe me pemë barrë-barrë,

s’dimë ç’të hamë më parë.

Në korrik piqen me radhë

pjeshkë, mollë, thanë, dardhë;

kur afrohet korriku,

zë të piqetë dhe fiku.

Nga gjithë pemët e tjera,

fiku na mbiftë te dera,

se gjersa ka shporta fiq,

gjithë bota janë miq…

Me shpresë të këtij muaj,

punëtor, puno e vuaj,

të punojmë që të gjithë,

të mos mbetemi pa drithë,

se në këtë muaj zoti

na kërren nga tërë moti.

Ata që kanë punuar,

në korrik janë të gëzuar,

Se në këtë deli muaj

nuk ka lëmë pa duaj.

Vjen korriku, punëtorë,

mirrni drapërin në dorë,

të korrij kush ka punuar,

kush ka mbjell’ e ka lëruar.

Dilni, dilni nëpër ara

e shihni, ç’ka bërë fara:

shikoni një koqe gruri,

se sa koqe, grurë pruri.

Shikoni kallinjt’ e verdhë,

në korrik duhenë mbledhë.

Shihni, shihni kur fryn era,

kallinjtë, lozin si shqerra;

me diell, kur fryn veriu,

si floriri ndrit kalliu,

fusha, ara, palë-palë,

duken si deti me valë.

Fush’ e gjatë, fush’ e gjerë,

pse më bën të qaj ngaherë?!

Me djersën e varfërisë

gjith’ arat e Shqipërisë

vaditen, e gjë s’kërrejnë,

se të huajt’ i rrëmbejnë!

Shqipëtari, dëm e kotë,

punon gjithnjë për botë;

arat që mbjell, ngaherë

vjen’ e i korrin të tjerë!

0 korrik, o faqezjarr,

je dukur dhe luftëtar:

në Francë, kush nuk e di,

u ngre vëndi për liri;

në korik lufta u zu,

u bë gjaku gjer në gju…

kryengritjet q’u bënë,

prej korriku janë zënë;

se zjarrë që ndez korriku,

nuk’ e shuan dot armiku;

se dielli është i ngrohtë,

ndez gjakun në gjithë botë.

Gjaku i trimit vërtetë

për liri ndizetë vetë,

gjaku yt, o shqipëtar,

s’të ndizet as në behar!

Të ndeztë vap’ e korrikut,

t’i biesh në kok’ armikut!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Të të qeverisë Monika…
Previous article Strategjia sekrete e Trump-it për NATO-n

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k