• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Të të qeverisë Monika…
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Të të qeverisë Monika…

July 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Dy ditë më parë në një postim në fb, Monika Kryemadhi kryetarja de facto e LSI, deklaronte me mburrje se (nënteksti) “qeverisja ime dhe e partisë time, do ta shpëtojë Shqipërinë nga droga, korrupsioni, kapja e shtetit , trafiqet, ndaj sa më parë të largojmë Ramën dhe në vendin e tij të vij unë”. Pra Monika e LSI, pas dështimit me “opozitën e bashkuar dhe krushqisë me Lulzim Bashën”, pas largimit të shumicës së drejtuesve dhe militantëve dhe pas shkatërrimit fizik dhe politik të partisë saj, tashmë kërkon të qeverisë.

Një imagjinatë e shfrenuar të cilën vetëm kryetarja de facto e LSI mund ta ketë. Imagjino të të qeverisë Monika dhe LSI, imagjino të votosh (larg qoftë) për të bërë kryeministre Monikën e LSI, imagjino të qeverisesh nga kryetarja e një force politike që nuk quhet sot as parti, imagjino të qeverisesh me ministra të një partie që qysh nga dita e parë e krijimit, të urdhëruar kanë ikur sa majtas dhe sa djathtas.

Imagjino të qeveriset ky popull nga Monika dhe LSI, pas asaj që hoqi, dhe që i panë sytë në fushatat elektorale nga shtabet e terrenit. Të kërkosh të qeverisësh vendin kur ke dhjetra ish-drejtues institucionesh të shkarkuar, penalizuar dhe arrestuar për lidhje me aferat korruptive, të kërkosh të qeverisësh vendin kur nuk ke as struktura dhe forume funksionale drejtuese të partisë, të kërkosh të qeverisësh vendin kur nuk ke as parti madje , kjo është ose lajthitje ose një kurajo momentale që fashitet shpejt.

Por ja që Monika i bëri thirrje shqiptarëve që “të ngrihen të rrëzojnë Edin dhe ti besojnë asaj qeverisjen e vendit, “për të pastruar brënda 3 muajve krimin, korrupsionin, dhe trafiqet nga institucionet e shtetit”. Duket se ndarja dhe dështimi me PD dhe Lulzim Bashën (pas trysnisë që ky i fundit kishte nga aleatët) e ka shtyrë Monikën të mendojë seriozisht për eksperimente të reja politike . Ajo tashmë nuk kërkon të bëjë opozitaren, por kërkon qeverisjen , kërkon të jetë kryeministre e vendit, kërkon të “spastrojë institucionet nga droga dhe korrupsioni”, madje duke deklaruar edhe afate 3 mujore.

Në fakt për momentin në të cilën gjendet partia e Monikës, e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje që mund të vetëshpallësh në portale dhe fb, është pikërisht imagjinata. Pra hidh çizme, shkul mikrofona, ngjirru duke thirrur dhe duke sharë nga foltorja, shkruaj, deklaro, kërko, premto, bëj thirrje të të votojnë, akuzo “kundërshtarin politik”, dhe syno të kapësh ose kryeministrin, ose ndonjë ministri duke bashkëqeverisur. Vallë ky është niveli politik, që duhet të kenë sot krerët e partive në këtë vend  vallë kjo është stradegjia dhe platforma ideore e një partie politike që pasi dështon duke bërë disa muaj opozitën, kërkon papritur të hyjë në qeverisje duke përdorur fb?

Dihet tashmë se shumica e politikanëve në Shqipëri, nuk kanë as staturën, dhe as qëndrueshmërinë e duhur intelektuale për të qenë liderë të partive të tyre. Kjo pasi ata kanë varësi nga paraja, pasuria hipotekore që disponojnë, duke përdorur partinë dhe “ushtarët” që kanë punësuar në partinë e tyre. Duke qenë të pasur, natyrisht ky soj politikanësh egoistë dhe të dështuar, kanë arritur që në tranzicionin e stërgjatë demokratik të këtij vendi, të ngrenë në sistem tarafet e tyre, duke i kthyer në celula propagandistike.

Të ringrihesh në kufijtë e normalitetit politik, do të thotë të arrish nivelin maksimal të besueshmërisë në shumicën e popullit. Dhe pikërisht këtë arritje (shpresën dhe besimin tek shqiptarër) nuk e ka dhe zor se do ta ketë ndonjëherë LSI e Monikës. Por pavarsisht se edhe vetë Monika po e sheh, se si partia që ngriti Iliri po shkërrmoqet dita-ditës, sërish ajo ka kurajon të kërkojë të qeverisë e vetme ose të bashkëqeverisë me njeriun që çdo ditë e etiketon, e shan, dhe akuzon se “është e keqja më e madhe e këtij vendi”. Kaq të mendosh, dhe të thuash pastaj, imagjino të qeverisesh nga Monika?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Një foto Trump-Basha, me disa lobistë në mes
Previous article DORIAN KOÇI/ Rivlerësimi i traditës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k