Mbrëmjen e djeshme, nën gjallërinë e kryeqytetit shqiptar përballë akuarelit të mbrëmjes u zhvillua një diskutim i hapur me artdashësit e librit. Pas suksesit në rrugën e gazetarisë dhe të politikës këtë rradhë publiku shqiptar ka njohur një anë tjetër të fshehur të Alfred Pezës. Pak javë më parë ai solli për botuesit dhe lexuesin romanin e tij të parë, SARAH. Një roman shumë intrigues që ngjalli polemika që në faqet e para të tij. Gjatë diskutimit me lexuesit e Sarah, ku të ftuar e paftuar ishin dhe shumë aktorë të tjerë të jetë qytetase dhe jo vetëm, Z. Peza u përball me shumë pyetje e diskutime që rritën akoma më shumë kërshërinë e lexuesit të ri për të mësuar më shumë rreth Sarah. Romani që në qendër ka një nga figurat më të ndritura histori-politike, Ahmet Zogun dhe një sërë personazhesh të tjera publikë që mjeshtria e penës së tij i ka përligjuar aq bukur nën frymën e fiksionit. Paralelizmat, antigonizmat, çmitizimet dhe gjithçka tjetër që i përket letërsisë mund të gjenden vetëm tek Sarah. Diku larg vëmendjes së kamerave dhe publikut, në biseda të ngushta dëgjohet zëri i shkrimtarit tek pëshpërit se autori që zotëron lëndën i jep asaj përsosshmërinë përmes formës. Dhe atë çast m’u kujtua një anektdodë e vjetër ku shumë kureshtarë të mahnitur nga një vepër skulpturore në galeri pyesin gjithë sy e vesh si u realizua. Përgjigjja befason dhe mahnit akoma më shumë se sa vepra. E madhërishmja ishte aty, thjeshtë dhe vetëm i hoqa pjesët e tepërta.
Shtresëzimet e shumta, historike, fetare, politike, shoqërore e letrare që mbart vepra e kanë vënë autorin në qendër të kritikave ku secili kërkon dhe mendon se ka gjetur veten apo ndonji nga aktorët politikë apo historikë të kohës. Ndaj dhe njërës prej pyetjeve të mbrëmshme autori iu përgjigj: “Mua më gjykoni artistikisht”. Tek rrokesh të gjesh se çfarë e ka shtyrë autorin të sjellë Sarah Blloshmin në bashkohësi, përgjigjja është e brendashkruar: “Shqipëria nuk mund të bëhet një vend normal, duke u mbështetur si deri më sot, vetëm mbi gjysmën e saj më të keqe, burrat. Perëndimi vërtet është gjini mashkullore, por është bërë ai që është sot, vetëm nga respektimi gjithnjë e më shumë i të drejtave të grave”. Sarah e Pezës është arketipi i femrës së integruar, shkëndija që i paraprin gjithë flakës ndriçuese të një shoqërie të barabartë e demokratike. Është femra që do donin të ishin të gjitha, dhe ta dëshironin të gjithë. Kjo del qartë në pah edhe nga skenat erotike të romanit. Të luash me figura historike dhe politike është një risk më vete në letërsi. Këtë e bën vetëm Peza duke ndriçuar ato anë të “errëta”, apo e thënë ndryshe në hije të njërit prej prijësve që hodhi hapa shum të rëndësishme shtetformuese, si Ahmet Zogu. Kështu,ai i hapi rrugë zhvillimit, studimit mē të gjërë të asaj figure dhe asaj periudhe. Jo më kot, autori përfshin një” kohë historike” aq të gjatë në bashkohësi duke dhënë një gamë të gjërë pikpamjesh dhe nisme idesh për studime e hulumtime si për të huajt, më tepër edhe për shqiptarër teksa shohin A. Zogun të “zhveshur” nga petku mbretëror. Fundja, ky ishte dhe një model atipik europiani një një ballkan perëndimor tek një vend i vogël si Shqipëria, por të madh tek udhëheqja!
Leave a Reply