• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BRIZIDA GJIKONDI: Hipokritë!
Home
Blog

BRIZIDA GJIKONDI: Hipokritë!

October 27th, 2017 Editor Blog 0 comments

rika nga Vetingu ka nxjerrë nga kafazi të gjitha bishat e krimit politik në Shqipëri.

Fjalimet dhe pankartat e tyre janë të neveritshme, tashmë cdo aksion i tyre ligjor, administrativ, parlamentar, qelb erë, erë frikë.  Nuk paska shfaqje më të neveritshme, kur kjo kastë politike që e ka shqyer këtë vënd në cdo dimension tanimë bën si e përvëluar për moralin, imazhin dhe pasuritë kombëtare.

Kjo klasë politike që bën si e përvëluara e shekullit, ka pjellë, ka mbarështuar, ka mirëmbajtur, trafikimin e femrës shqiptare, të drogës, dhe armëve. Kjo klasë politike që tani bërtet si profane, ka bërë qilizëm për ta kapur shtetin në cdo dimension të tij, nga administrata, gjyqësori, media, biznesi, diplomacia, krimi, kudo, dhe këtë e ka bërë që të mbajë veten në jetë, të pasurohet dhe riciklohet.

Shqipëria tashmë si nga pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore është nën kafshimin e ujqërve të politikës, që edhe në rast se kane toleruar nga grabitjet e tyre dhe kanë dhënë në koncesion ndonjë copë.. minierë, lum, a pus nafte për të tjerët e kanë dhënë vetëm e vetëm që ata tja u kthejnë këtë në shërbim skllavëror.

Agresiviteti i politikës tani po krjon një klimë artificiale konfliktuale, klimë e cila po përpiqet me cdo cmim të përfshijë në këtë betejë shqiptarët, pikërisht ata shqiptarë që pjesë e kësaj klase politike kriminale nuk kanë qënë. Ata po përpiqen të heqin vëmëndjen nga vetja dhe nga hetimi dhe gjykimi që i pret.  Ata kërkojnë me cdo kusht që përplasja mos jetë mes tyre dhe drejtësisë por mes shqiptarve me njëri tjetrin, dhe kjo është kriminale.

Ata janë mësuar të përdorin shqiptarët dhe ti ndërsejnë ata kundrejt njëri tjetrit në mënyrë që këta dishepuj të krimit të riciklohen si puritanë në rastin më të parë dhe të vazhdojnë të mbijetojnë. Stisja dhe amplifikimi i telenovelës Tahiri e vërteton më së miri këtë qasje që ata kanë.

Agresioni i tyre i mbijetesës është i dëshpëruar por dhe histerik, ata po godasin në shpirt jo vetëm atë dinjitet të ngritur me mund të Policisë së shtetit por edhe moralin e shtetasve shqiptarë që më në fund filluan ta respektojnë figurën e Policit shqiptar, dhe jo vetëm në vendosjen e rripit dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Agresioni i tyre i mbijetesës është përzgjedhës, jo më larg se dje, kryeministri i shqiptarve në vazhdë të qasjes dhe sinqeritetit të tij, që nuk ka cfarë ti bëj gomarit dhe i bie samarit, ju hakërrye gazetarëve argatë të terrenit për nivelin dhe përdorimin e tyre, që për mua, nuk ishte ndonjë thagmë as ndonjë e papritur, ka kohë që Kryeministri ka këtë sjellje me këtë hallkë të kapur dhe argate (jo për faj të tyre) të medias shqiptare.

Por problem nuk qëndron këtu qëndron që pikërisht dje në mëngjes në minierat e qytetit të Bulqizës, në galerinë D, ndërroi jetë punëtori Eris Keta, 30 vjeç, nga shembia e një masivi gurësh, por asnjë nga politikanët e ulërimës, pankartave të asgjësë dhe mbijetesës agresive nuk tha cerek fjale, pse nuk tha, pse u zhduk lajmi, e kujt është ajo minierë, të kujt janë ato miniera në Bulqizë dhe gjetiu, kush janë emrat e pronarve të mediave, politikës dhe krimit që kanë minierat, puset e naftës, bregdetin dhe shfrytëzimet e lumenjve shqiptarë. Këto janë të vërtetat që duan të dinë shqiptarët. Gjithëcka tjetër është hipokrizi e pastër, e dëmshme për shqiptarët e sfilitur por dhe vetë hipokritët, pasi sic thotë dhe Gomez Davila: Hipokrizia nuk është mjeti i hipokritit, por është burgu i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FEHMI RAMADANI: Ka ardhur koha që shqiptarët e Preshevës të formojnë "Listën Shqiptare"
Previous article DIK DACI: "SARAH", një udhëtim mes historisë dhe trillerit artistik

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k