• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
DENIS DYRNJAJA/ Mesazh mësueses: Mos e lëndo, mësoje të japë dhe të marrë dashuri
Home
Blog

DENIS DYRNJAJA/ Mesazh mësueses: Mos e lëndo, mësoje të japë dhe të marrë dashuri

September 17th, 2018 F.autor Blog 0 comments

I/e dashur mësues(e), fëmija im u ul sot për herë te parë ne bankën e shkollës.

Bashkë me të në bankë ishte ulur edhe ndroja e pafajësia.

 Unë i shihja çdo moment në sytë dhe shikimin e përhumbur. Ai sot u ul përballë një puzzle të madh e të panjohur dhe tashmë nisi rrugëtimin për të njohur botën, historinë dhe gjeografinë e saj, do të njohë e mësojë nga erdhëm dhe ku shkojmë. 

Do të mësojë e njohë më shumë çfarë është njeriu, çfarë është vetë ai si qenie dhe çfarë është në gjendje të krijojë forca e tij. 

Do mësojë çfarë është e mira dhe e keqja, lufta dhe paqja. Të lutem mësues(e) e dashur mos e lëndo fëmijën tim edhe nëse ai nuk gjen dot fjalën e duhur apo mendimin e duhur. 

Mësoje atë me kurajë se dështimi nuk është fundi, por është fillimi për t’u ringritur. Mësoje se jeta është plot me beteja si kjo e dështimit dhe ringritjes, e se lëmosha nuk është shpëtim, por zhytje në mjerim. Mësoje fëmijën tim ç’është dashuria.

 Mësoje që të japë dashuri, që të marrë dashuri. Tregoji se sekreti i lumturisë është dija dhe dashuria. Ti do te jesh për të bariu i mirë si në përrallat e vogëlisë, që di gjithçka dhe mund ta mbrosh nga gjithçka.

 Unë e di se fëmija im do të të adhurojë nëse ti edhe në pikën tënde fundore të lodhjes do gjesh buzëqeshjen për t’i thënë se nuk je lodhur dhe se e do shumë edhe pse ai nuk është dot i përkryer. 

E dashur mësues(e) kujdesu, mëkoje dhe mësoje fëmijën tim që të bëhet dikush i vërtet në jetë, se nuk dua te kem nesër në shtëpi një manekin, apo marionetë. Unë të kam besuar ty sot jo thjeshtë një fëmi, por të kam besuar dritën e syve të mi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA STAFA/ Praga, tundimi për të jetuar ende në shekullin e alkimistëve
Previous article BATON HAXHIU/ Loja personale e Berishës dhe Albin Kurtit me kufijtë e Kosovës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k