Pas botimit nё prill 2018 tё librit “L’Italia nella parabola di Berlusconi”, Albert Frashёri (Alberto Frasher) botoi nё qershor romanin “La Quinta” (Europa Edizioni, Romё). Nё hyrjen e romanit autori e prezanton kёtё vepёr si njё tribut nga ana e tij kushtuar Shkodrёs dhe bijve tё saj. Pёr kёtё libёr, nga njё bisedё telefonike, mёsuam qё Frashёri ka studjuar e punuar pёr njё kohё tё gjatё.
Romani “La Quinta” rrёfen dhe pёrpiqet tё kuptojё raportin konfliktual ndёrmjet krijimtarisё njerёzore dhe pushtetit, qё nё rastin e regjimeve totalitare manifestohet si njё e Keqe Absolute. Gjatё evolucionit tё çdo qytetёrimi Njeriu ka gjetur te arti magjinё dhe vetёdijen pёr ekzistencёs sё tij. Janё arti dhe çdo formё e krijimtarisё qё e bёjnё tё lirё dhe tё aftё Njeriun pёr tё gjykuar veten dhe shoqёrinё, tё dashurojё e tё krijojё sipas ideve dhe shijeve personale.
Totalitarizmat e shekullit tё kaluar dhe çdo formё e pushtetit, nё çdo vend e nё çdo kohё, kanё synuar ta komandojnё e ta dominojnё artin dhe krijimtarinё njerёzore nё pёrgjithёsi. Kjo ndodh sepse ashtё arti ai qё ushqen mendimin e lirё e tё pavarur tё qytetarit. Pikёrisht pёr kёtё mision fisnik dhe rol tё madh, arti dhe artistёt janё tё parёt qё pёsojnё dhunёn e regjimeve totalitare qё bota shqiptare ka patur fatin e keq ta njohё nga afёr dhe ta vuajё pafundёsisht. Pavarёsisht nga sfondi historik i ngjarjeve nё Shqipёri, tema e romanit ka karakter universal sepse totalitarizmat nuk karakterizojnё kombet por format e pushtetit qё degjenerojnё nё kufizimin e tejskajshёm e tё dhunshёm tё lirisё.
Pra ky ashtё argumenti kryesor i romanit “La Quinta”.
Nё kёtё faqe po botojmё njё reçension tё shkruar nga historiani italian (roman), profesor Luca Pignataro, qё nё kёto vite ka njohur mirё autorin dhe shkrimet e tij.
Recension i romanit “La Quinta” nga historiani Prof. Luca Pignataro, Roma
Muzika dhe heshtja janё, sipas mendimit tim, dy elemente kryesorё qё lёnё mbresё tё thellё gjatё leximit te kёtij romani tё autorit Alberto Frasher. Kjo bindje tingёllon si njё kontradiksion, por nuk ashtё aspak kёshtu.
Autori pёrshkruan vuajtjen dhe ankthet e njё grupi artistёsh (muzikantё, piktorё, arkitektё) shqiptarё nё periudhёn 1945-1975. Kjo periudhe sheh afirmimin e njё regjimi komunist çdo ditё e mё tё egёr, deri nё eliminimin fizik tё kundёrshtarёve tё mundshёm, pёrfshirё edhe antetarёt e gjerarkёt e vetё regjimit. Njё synim kryesor i politikёs, si nё tё gjitha regjimet e kёsaj natyre, ishte kontrolli i kulturёs ose, mё saktё, i asaj qё mbetej prej saj meqёnёse, sikundёr na shpjegon me qartёsi autori, mungesa e lirisё i zen frymёn kulturёs dhe artit. Por edhe nё njё univers tё tillё obskurantist e mizor, ku raportet njerёzore rrezikojnё tё degjenerojnё pёr shkak tё frikёs nga çensura politike, dashuria e shpresa mbijetojnё e, bashkё me to, edhe sentimenti fetar pavarёsisht nga dhuna e pafund e persekucionit antifetar.
Si historian dua tё theksoj kujdesin me tё cilin autori, duke filluar nga hyrja e romanit, shtjellon bindjen sipas tё cilёs kuptimi i historisё duhet kёrkuar nё jetёn e individit. Kёtё mendim ai e ka pёrpunuar me reflektimet personale qё pёrbёjnё limfёn e librit. Nga ana e saj, mendoj qё shpesh herё historiografia ashtё viktimё e ndikimit tё dyfishtё idealist e marksist qё i redukton fenomenet historike nё abstraksione ose, mё keq akoma, i manipulon nёn ndikimet ideologjike.
Pёrpjekja groteske pёr t’i imponuar artit direktiva tё ngurta pёr krijimin dhe interpretimin e veprave sipas parametrave ideologjike çon nё varfёrimin shpirtёror dhe nё tё tjera pasoja tё padёshiruara. Diçka e tillё ndodh edhe nё “botёn e lirё” tё kohёs sonё edhe pse nё forma mё tё sofistikuara dhe hipokrite. Dua tё shtoj diçka qё, çuditёrisht, pёrbёn njё nga meritat kryesore: fakti qё trama e romanit i tejkalon kufijtё e sfondit historik tё ngjarjeve dhe çfaqet si universale, pra si realitet i çfarёdo vendi dhe i çfarёdo epoke. Kjo bindja ime nuk ashtё thjesht njё riferiment nё veprёn “1984” tё shkrimtarit George Orwell. Kjo bindje ka parasysh edhe Italinё e sotme dhe botёn perёndimore nё pёrgjithёsi ku, na pёlqen ose jo, jemi prè e njё “totalitarismi” tё kamufluar, nё pamje demokratik, por jo mё pak shtypёs. Ky realitet e redukton qytetarin nё njё lloj individi tё identifikuar si njё pikё pa formё dhe pa hapesirё vetiake, sikundёr shkruante njё miku im anglez; tё tillё qytetarё janё viktima tё interesave dhe istinkteve dhe shndrrohen nё qёnie kapriçoze tё konsumit nё njё oqean mediokritetesh dhe pa asnjё vёshtrim kah qielli. Madje, ishte njё e papritur pёr mua leximi i ngjarjeve nё tё cilat miqёsia mbetet njё tipar i rёndёsishёm i marredhanieve njerёzore. E papritur….sepse edhe nё Italinё e sotme ndjenjat pa interes, si miqёsia, dashuria, familja janё tё ralla. Unё nё jetёn time tё tilla miqёsira nuk kam jetuar, edhe pse kam jetuar nё njё vend tё lirё.
Bёn pёrshtypje se si autori, profesor i matematikёs, ka dhe shpreh njё hapje kulturore bindёse ndaj Artit, pa krijuar asnjё kontradiksion me botёn e shkencёs: kёtё horizont tё lirё tё mendimit nuk ashtё e lehtё ta hasim nё vepra tё kёsaj natyre. Ashtё mjeshtёria e tij nё pёrshkrimin me fjalё tё lindjes sё njё vepre muzikore: pra njё prani e pёrbashkёt i dy gjuhёve qё nuk ashtё e lehtё tё arrihet.
Temat e trajtuara nё kёtё roman janё tё shumta dhe tё detajuara me art sikur tё ishin faqet e kristalit tё njё guri tё çmuar. Bukuria e veçantё e kёtij romani e ka burimin edhe nё stilin e pasur tё tij: i pastёr, brillant dhe i rrjedhshёm; njё stil qё zbulon cilёsi gjuhёsore dhe elegancё.
Nё kёtё roman autori nxjerr nё pah nevojёn pёr artin, origjinёn dhe mёnyrёn e manifestimit tё tij. Muzika shkon tej nevojёs fizike pёr tё lёvizur nё mёnyrё frenetike, sikundёr jemi mёsuar tё shohim nё njё nivel masiv. Pёrkundrazi, nё ndjeshmёrinё e autorit, ajo çfaq motive tё thella spirituale tё rrёnjosura nё identitetin e kombit. Bёn pёrshtypje tё veçantё tema e dashurisё dhe e miqёsisё qё, nё vizionin e autorit, arrin thuajse gjithmonё t’i rezistojё kundёrtive tё kohёs dhe degradimit tё njё shoqёrie qё gradualisht humbet motivin e vet tё ekzistencёs. Sot pёr dashurinё flitet shumё duke e konfonduar atё me lakminё dhe me pasionin e momentit. Pёr miqёsinё sot flitet pak dhe keq pёr shkak tё individualzmit mbizotёrues duke tentuar me hipokrizi ta zavёndёsojnё atё me njё farё “solidariteti” tё keqkuptuar. Ky koncept i solidaritetit ka nje impostim juridik dhe, nё realitetin e jetёs konfondohet me idenё “tё marrёsh ndihma nga tё tjerёt”. Nё kёtё realitet tё kohёs sonё ne ndjejmё nostalgjinё pёr atё ambjent human nё tё cilin marrёdhaniet mes njerёzve ishin mё tё pastra dhe ku njeriu kishte integritet moral qё udhёhiqte jetёn e tij.
Eshtё fjala pёr njё mentalitet krejt tё kundёrt me atё tё “desocializimit”, tё mungesёs sё shoqёrisё nё tё cilin, siç theksonte historiani anglez Mathew Ford, jemi tё detyruar tё jetojmё kёtё epokё postmoderne, ku vlerat kulturore dhe shpirtёrore janё pёrbuzur dhe zavendёsuar nga ambicjet materiale qё zbehin shpirtin njerёzor. Njё vrap drejt Hiçit prej tё cilit, siç shkruan Alberto Frasher, Arti do tё mund tё na ndihmonte tё shpёtonim vetёm nёse do t’i respektonim ndjenjat tona njerёzore mё tё thella dhe nёse nuk do tё humbisnim kontaktin me atё univers simbolesh e kuptimesh qё Arti botёror krijon.
Leave a Reply