Kur Benjamin Franklin shkoi në Francë në një mision për të fituar mbështetje për revolucionin e Amerikës, kapela e tij e leshtë i intrigoi parizienët duke nxitur rivalitetin. Por shija në veshje u konsiderua gjithashtu si një tregues i vlerave dalluese të vendit të tij. Që nga fillimi, afirmimi i ndershmërisë republikane ka qenë një kriter bazë i diplomacisë amerikane, si një shqisë e SHBA-ve si një komb i ngjizur në liri që ka bërë të mundur të kuptuarit e vendit që zënë në botë amerikanët. Si qytetarë të vendit me liritë më të mëdha njerëzore siç thotë Ulysses S.Grant, amerikanët përfaqësojnë njerëzit që luftojnë për liri dhe vetëqeverisje.
Është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara u bënë në shekullin e 20-të një republikë imperialiste, por edhe atëherë nuk e aprovoi pushtimin dhe nënshtrimin. Liberalizmi dhe emancipimi u bënë refreni për shumë luftëra të Amerikës, i shpirtëzuar nga thënia e Woodrow Wilson se Shtetet e Bashkuara luftojnë tiranët, por emancipojnë njerëzit e zakonshëm. Shtetet e Bashkuara madje do të përpiqeshin t’i jepnin dorën dhe të kompensonin edhe qytetarët e fuqive të Boshtit që mposhti në 1945. Pas 11 shtatorit metafora u bë e ngulitur, teksa presidenti George W. Bush kishte si qëllim të ndante Al- Kaedën nga Islami dhe irakianët nga presidenti i tyre. “Tirani do të zhduket së shpejti”, u premtoi Bushi irakianëve. “Dita e çlirimit tuaj është afër”. Kush tjetër fuqi pushtuese i ka vënë emër të koduar një operacioni të madh ushtarak për çlirimin e të pushtuarve, siç bëri Bushi me Irakun? “Padyshim që nuk ka ndodhur me komandën e lartë të Hitlerit për ta pagëzuar operacionin Barbosa “Operacioni Liria e Sovjetikëve”.
Një retorikë e tillë ishte aq prevazive saqë u bë e lehtë të përhapej. Trashëgimia Willsoniane u bë një muzak ideologjik- plot me zhurmë, por jo ndonjë melodi magjepsëse. Por amerikanët sot duhet që të ndalojnë së mrekulluari sërish me atë çfarë dikur ishte e zakonshme, sepse rrethanat e së tashmes janë bërë shumë të paprecedente.
Që nga ngjitja e Shteteve të Bashkuara në epërsinë globale, presidentët e SHBA-ve kanë qenë klerikë të lartë të lirisë dhe emancipimit. Duke qëndruar përkrah presidentit rus Vladimir Putin në Helsinki, javën e kaluar, president i SHBA-ve, Donald Trump ndoqi një linjë tjetër. Duke refuzuar eksepcionalizmin amerikan, ai deklaroi ekuivalencë amerikane, madje edhe bashkëpunim amerikan. Trump këmbënguli që Shtetet e Bashkuara duhen fajësuar për përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë që pasoi me aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Putin në 2014 dhe në përpjekjet e tij sistematike dhe të suksesshme për të shkatërruar zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2016. Fjalët e Trumpit ishin tronditëse, por tërësisht të parashikueshme. Një ditë përpara konferencës për shtyp tanimë të famshme, presidenti e përshkroi hetimin e këshillit special të Robert Muellerit për ndërhyrjen në zgjedhje – një “gjueti shtrigash e manipuluar”- dhe si një provokim i paarsyeshëm ndaj Rusisë.
Sjellja e Trumpit paraqet një kontrast të habitshëm në krahasim me presidentin e fundit që u shfaq në Helsinki në rrethana kontestuese. Shumë amerikanë e kundërshtuan vendimin e Gerald Ford për të firmosur në 1975 Aktin Final të Helsinkit, një marrëveshje shumëpalëshe të cilën kritikët e cilësuan si një supë për Bashkimin Sovjetik. Ford kishte pritshmëri për një marrëveshje, por ai nuk lejoi asnjë dyshim ndaj vlerave të cilave ai u shërbente. Duke i ngulur sytë Sekretarit të Përgjithshëm sovjetik, Leonid Brezhnev, Ford në Helsiniki proklamoi “përkushtimin e thellë të popullit amerikan dhe të qeverisë së tyre ndaj të drejtave njerëzore dhe lirive thelbësore”. Ford llogariti se bashkëpunimi strategjik me Bashkimin Sovjetik do t’i shërbente më mirë kauzës së lirive njerëzore dhe do të largonte ftohjen dhe historia do t’i jepte atij të drejtë.
Kësaj here duket ndryshe. Teksa provat akumulohen, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i rezistuar përfundimit se Trumpi përfaqëson një divorc radikal ndaj angazhimeve afatgjata, madje edhe thelbësore. Trump në verën e nxehtë të 2018 ka mbështetur të fortët dhe tiranët. Ai ka parashtruar ekuivalencë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe disa prej regjimeve më të këqija në planet. Ai ka denigruar aleatët e botës demokratike rreth e qark botës dhe më keq akoma, ka vënë në dyshim idenë se perëndimi është një formacion ndërkombëtar i ndërtuar mbi trashëgiminë e përbashkët të Iluminizmit. Ajo çfarë po përjetojmë, si një rezultat i kësaj, ngjan si një rregullator ndërmjet pragmatizmit dhe idealizmit që kanë rindodhur përgjatë historisë së politikës së jashtme të SHBA-ve dhe më shumë si një ndryshim në hamendësime.
Çdo vlerësim i situatës së tanishme duhet të fillojë me njohjen e sinqertë me largimin e sinqertë nga kufizimet e Wilsonit. Identifikimin e Shteteve të Bashkuara me kauzën e lirisë nuk ka përjashtuar as lapsuse as katastrofa në praktikën e politikës së jashtme. Që nga ngjitja e kombit në mesin e shekullit të 20-të në statusin e superfuqisë, Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar të paktën tre shkëputje nga idealet emancipuese të përbetuara të tyre: bashkëpunimet, keqllogaritjet dhe angazhimet.
Le të fillojmë me bashkëpunimet. Në rastin e përsëritur, llogaritjet reale të interesave kombëtare kanë çuar në kompromise me regjime të etura për gjak. Disa raste kanë qenë famëkeqe dhe me pasoja. Në 1941, për të cituar bashkëpunimin e tillë më të famshëm, Shtetet e Bashkuara luftuan të rreshtuar me Joseph Stalin për të mposhtur Adolf Hitlerin. Gjatë viteve 1970, Shtetet e Bashkuara kultivuan një marrëdhënie me Republikën Popullore të Kinës- akoma në fazat e vona të revolucionit kulturor të Mao Zwdong- për të anuar balancat e pushtetit të luftës së ftohtë. Llogaritje aq të mëdha strategjike mund të jenë ose jo të neveritshme, por ato janë të qëndrueshme me traditën e deri diku mbrojtëse në planin etik. Praktika e bashkëpunimit me vende që kanë një mendësi jo të ngjashme datojnë që nga 1776 dhe përpjekjet e Franklinit për të ndërtuar një aleancë me Francën absolutist. As nuk është e dukshme që mospranimi i një bashkëpunimi të tillë të leverdishëm do të ishte madje një zgjedhje etike, siç sugjeron prospektiva kontrafaktuale e abstenimit të SHBA-ve nga Lufta e Dytë Botërore.
Më pak mbrojtëse janë keqllogaritjet: ato rreshtime me regjime brutale në të cilat vendimmarrësit kanë rënë si një rezultat i çrregullimeve, ekzagjerimeve dhe vlerësimeve jo reale nga kërcënimi dhe nevoja. Shembujt janë të shumtë, veçanërisht nga lufta e ftohtë. Duke ngatërruar nacionalizmin me komunizmin, Shtetet e Bashkuara mbështetën një grusht shteti në Iran në 1953 dhe për dy dekadat që pasuan, përkrahën Mohammad Reza Pahlavi, një autoritar brutal. Në Guatemala në 1954, Shtetet e Bashkuara përsëritën skenarin. Edhe më shumë pasoja do të kishte në Vietnamin e Jugut, ku asocimi i interesave të SHBA-ve me një regjim autoritar zhvillues e çoi SHBA-në në një luftë të zgjatur, më keq akoma në kryerjen e krimeve të luftës. Përllogaritjet e gabuara vazhduan deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Presidenti Ronald Reagan mund të ketë folur me një kredo të rrjedhshme Wilsoniane, por perceptimi i tij gabuar për qendërsinë e Amerikës Qendrore e çoi në bashkëpunim me despotë. Edhe presidenti Jimmy Carter bëri kompromise, si për shembull kur zgjodhi anë në diskutimin për karrigen e Kombeve të Bashkuara të Kamboxhias. Kundërshtia ishte komplekse dhe rreziqet më së shumti simbolike, por konsideratat e diplomacisë së sjellshme dhe interesat gjeopolitikë e çuan edhe presidentin e të drejtave njerëzore të rreshtohej në anën e Pol Pot. Shpeshherë tragjike, këto keq përllogaritje që kanë çuar në lidhjen e SHBA-ve me regjime brutale, për të cilat shpeshherë janë penduar.
Më shumë komplekse kanë qenë ato angazhime në të cilat vendimmarrësit e SHBA-ve, janë lidhur me regjime shtypëse me pritshmërinë e një reformimi përshpejtues. Eksperti i shkencave politikave Jeane Kirkpatrick në 1979 dorëzoi një mbrojtje të famshme për bashkëpunimin me regjime autoritare, në terrenet që shtete të tilla e kishin të prekshëm reformimin dhe një mburojë ndaj largimin të pashmangshëm të totalitarizmit. Tranzicionet demokratike në Filipine, Korenë e Jugut dhe Tajvan në 1980 tentuan ta konfirmojnë pjesën e parë të hipotezës së Kirkpatrick, pavarësisht këmbënguljes së kësaj hipoteze se regjimet komuniste janë të paaftë për evolucione të ngjashme, veçanërisht pas 1989. Prapëseprapë, provat janë të mjaftueshme për të mbështetur një debat mes atyre që mendojnë se planet e angazhimeve ndryshojnë, siç presidenti Barack Obama argumentoi kur ai udhëtoi në Havana dhe ata të cilët këmbëngulin si republikani i Floridës, senatori Marco Rubio në rastin e Kubas, që vetëm ostracizmi i fortë është i aftë për të stimuluar ndryshime.
Në të dy samitet Trump i vendosi armiqtë e demokracisë në një plan të barazisë simbolike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Akoma më keq ai përkrahu një relativizëm të papërpunuar dhe transaksional ku idealet janë në rastin më të mirë të lidhur me politikën e jashtme, ndërsa në rastin më të keq një barrë. Gjatë gjithë kohës teksa ai shtrëngonte tiranët, Trump ka shtyrë më shumë kundër aleatëve kryesorë që ndajnë angazhimet liberale që politika e jashtme e SHBA-së dikur mbështeste. Sikurse Putin edhe Trump ka nxitur opozitën e brendshme ndaj demokratëve të mbetur të Europës, veçanërisht kancelares gjermane Angela Merkel boshti liberal dhe gjinia e së cilës duket se e bëjnë atë një objekt të dyshimit të dyfishtë. Në një tjetër zhvillim befasues të javës së kaluar Trump e deklaroi BE-në një armik, një fjalë që e shfaq atë të neveritshëm e përdorur për të përshkruar kundërshtarët. Në mes të një lufte të thelluar ndërmjet një Perëndimi të ashpër dhe kundërshtarëve të tij të ndryshëm, Trump po ofron ndihmë dhe komoditet për armiqtë e liberalizmit.
Si të kthehemi në panoramën e gjerë, a kemi zhvillime të fundit me modelet e gjëra të politikës së jashtme të SHBA-së në shekullin 20 dhe më tej? A po ndjek Trump bashkëpunime të matura dhe të llogaritura me Rusinë, siç bëri dikur Franklin Roosevelt ose Richard Nixon dhe Henry Kissinger? A e parashikon ai transformimin e Koresë së Veriut madje dhe të Rusisë përmes një angazhimi strategjik që Ronald Reagan kërkoi me Mikhail Gorbaçov? A janë takimet e tij me tiranët të kuptuara si gabime të politikës së jashtme të llojit tragjik dhe të njohura?
Ka evidenca të pakta që sugjerojnë se Trump po ndjek një bashkëpunim strategjik koherent, me përjashtim të rastit kur mund të punojë për të anashkaluar territorin gjeopolitik kundër Kinës. Nikson dhe Kisinger në fund të fundit falsifikuan në fillimet e viteve 1970 një hapje ndaj Kinës që është e quajtur “Ekuilibri i Fuqisë së Luftës së Ftohtë” kundër Bashkimit Sovjetik dhe formoi fazën finale të Luftës së ftohtë në avantazh të Amerikës. Mund të jetë Trump sot duke u përpjekur të bëjë lëvizje të kundërta? Ndoshta, por evidencat janë të limituara dhe kontradiktore. Të ishte Trump i preokupuar në kontrollin strategjik të Kinës, ai do të punonte për të përkrahur aleancat e vjetra në kuadrin institucional. Ai nuk është duke e bërë këtë gjë. Në vend të kësaj devijimet e tij nga shtetet e huaja po krijojnë rrugë dhe mundësi për Kinën siç tregoi samiti i javës së kaluar Kinë–BE. Jo më pak e rëndësishme logjika për bashkëpunimin strategjik me Rusinë kundër Kinës do ishte larg asaj që është e qartë. Kina nuk është një shtet liberal por vullneti i saj për të funksionuar si një fuqi e përgjegjshme në një rend ndërkombëtar të bazuara në rregulla, eklipson Rusinë.
Nuk ka as shumë evidenca që sugjerojnë se angazhimet e Trump me Rusinë dhe Korenë e Veriut kanë për qëllim të përhapin në shoqëri të tjera virusin e reformës demokratike. Angazhimi, është i vërtetë, mund të jap rezultate të paparashikueshme. Akti Final i Helsinkit u keqësua në vitin 1975, por futja e klauzolave specifike të të drejtave të njeriut në traktat ndihmuan, me kalimin e kohës, për të inkurajuar mobilizimet demokratike ne Europën Lindore, duke përshpejtuar fundin e Luftës së Ftohtë. Sidoqoftë, kishte pak gjëra në sjelljen e Trumpit, qoftë në Singapor apo në Helsinki për të sugjeruar që ai t’i mbajë këto motivime. Në vend që të emulonte Ford, i cili foli me bindje dhe integritet, Trump i servilohej dhe i lutej. Ekuivalenca që Trump ka pranuar ndaj Putinit përfaqëson një shtrirje të njëanshme të një baze shumë të lartë morali që duhet të jetë një burim force për Shtetet e Bashkuara. Spektakli i dëshpëruar i Yjeve dhe Stripes i varur së bashku me flamurin e kuq të Kim-it do të ishte më mirë një ndihmë për propagandistët e Koresë së Veriut se sa një shtysë për ndryshime të brendshme.
Skenari më i mirë i mundshëm, atëherë, është se Trump po bën një llogaritje të gabuar që nuk mungon për precedent në spastrimin e gjerë të politikës së jashtme të pas vitit 1945 në SHBA. Megjithatë, ekzistojnë gabime thelbësore midis gabimeve që animuan ambalazhet e SHBA-së në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore gjatë Luftës së Ftohtë dhe dallimet më të fundit të Trump me despotët. Në ato situate, gjeopolitika bipolare e Luftës së Ftohtë siguroi të paktën një arsyetim të dukshëm për shoqatat me regjime të paqëndrueshme. Në momentet aktuale, gjithsesi nuk ka asnjë arsyetim të qartë, e rrënjosur në një bindje të lexueshme të interesit kombëtar për të garantuar angazhimet e Trump. Në vend të kësaj, Trump duket se është duke krijuar një bazë tërësisht të re për marrëdhëniet e SHBA-së me regjimet despotike: angazhimi i lindur nga ajo që duket të jetë një prirje intuitive.
Me siguri, që motivet e presidentit mbeten të panjohura. Do të mbetet për biografët e Trumpit (mbase edhe të Robert Muellerit) për të vendosur nëse shpresa apo cinizmi, strategjia apo shantazhi e shtyu Donald Trumpi të negociojë në një mënyrë kaq të dëshpëruar me Kim dhe Putin. Një hapësirë perspektive megjithatë ndihmon të përcaktojnë rrezikun e lartë historik të lëvizjeve të tij. Zgjedhjet simbolike kanë rëndësi në diplomaci, siç e kuptoi Benjamin Franklin. Angazhimet e SHBA-ve me regjime tiraneske nuk janë të paprecedentë, por përmbajnë rreziqe të vazhdueshme. Mungesa e dukshme e vetëndërgjegjësimit siç ndaj rrezikut për pjesëmarrje takime degraduese diplomatike i bën angazhimet e Trumpit veçanërisht të habitshme. Akoma më shqetësuese, nuk ka ndonjë shpjegim të qartë racional se sa larg ka shkuar Trump për të qetësuar Kimin dhe veçanërisht Putin. Trump foli për “paqen botërore”, por pa sqaruar agjendën e tij strategjike, ky është një banalitet i paqartë, jo një qëllim koherent. Ajo çka mbetet pastaj, në vend të një shpjegimi racional, është një spektakël ku presidenca kënaq dëshirat e despotëve- një spektakël që rrezikon normat e rrënjosura thellë në sjelljen diplomatike të SHBA-ve, veçanërisht siç bën kontrast me keqtrajtimin e aleatëve.
I themeluar, edhe pse jo perfekt, si një kombi përkushtuar ndaj zgjerimit të të drejtave njerëzore, për të funksionuar në botë si një vend mik i lirisë dhe armik i tiranëve. Donald Trump po e konverton atë trashëgimi historike. Admiruesit e Trumpit mund t’i duartrokasin përpjekjet e tij; disa të majtë, mund të insistojnë se kredoja e vjetër ka qenë gjithmonë e mbushur me hipokrizi. Megjithatë amerikanët duhet të tregojnë kujdes ndaj asaj çfarë Trump mund të jetë duke braktisur- dhe për kaq pak përfitime prospektiviste. Trump po i ngut përpjekjet e Putin për të destabilizuar rendin liberal ndërkombëtar dhe vullnetin e tij për të relativizuar dhe minimizuar abuzimet e urryera të Koresë së Veriut vë në rrezik autoritetin moral të SHBA-ve në botë. Largimi i Trumpit nga praktikat tradicionale mund të rezultojnë në një ndërprerje të rrufeshme, por ne duhet të tregojmë kujdes ndaj akuzave gërryese që vendimet e tij po marrin në trupin politik të SHBA-ve. Shumica dërrmuese e votuesve republikanë duket se e aprovojnë menaxhimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi në samitin e Helsinkit. Trump po e përkul paradigmën e politikës së jashtme të SHBA-ve dhe rikuperimi mund të jetë i vështirë.
Presidenti i SHBA-ve ka braktisur busullën Wilsiane dhe rezultati mund të shënojë një pikë kthese për Shtetet e Bashkuara, jo thjesht një kthesë të gabuar. Nëse politika e jashtme e SHBA-ve do të braktisë pohimin se Shtetet e Bashkuara janë një vend eksepcional, një republikë e përkushtuar ndaj kauzës së lirisë, Amerika nuk do të jetë më Amerikë. Me kalimin e kohës, një politikë e jashtme Trumpiane do të zvogëlojë influencën e SHBA-ve dhe vendin që ajo zë në botë, siç devijimet e mëparshme nga idealet amerikane kanë bërë në mënyrë të përsëritur. Duhet që Trump të vazhdojë të thellojë ullukun amoral që administrata e tij shpejtazi po e përkufizon si një trajektore e re e marrëdhënieve të jashtme të SHBA-ve, republika rrezikon t’i humbasë të dyja, botën dhe shpirtin e saj.
Leave a Reply