• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
CHRISTOPH STRACK/ Të rifitohet besimi i humbur
Home
Blog

CHRISTOPH STRACK/ Të rifitohet besimi i humbur

March 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Rezultati mjafton. Angela Merkel është sërish kancelare. Për herë të katërt e zgjodhi parlamenti gjerman ndërkohë 63 vjeçaren si kryetare qeverie. Gjermania ka më në fund sërish një kancelare plotësisht në detyrë, një qeveri plotësisht të aftë për t’i kryer funksionet e saj. Kjo është ajo që duhet, sepse ky është hap i vonuar po të kesh parasysh sfidat e shumta në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Debati i nxehtë për kuzhinat për të varfrit dhe për varfërinë në Gjermani flet për çarje të reja në shoqërinë gjermane, të cilat ka kohë që nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjen e refugjatëve. Në plan ndërkombëtar pret Evropa dhe para së gjithash Presidenti i Francës Macron. Kësaj i shtohet lufta tregtare që kërcënon me SHBA, stili i drejtimit të Donald Trumpit, tensionet midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë – secila nga këto tema është sfidë diplomatike.

Zgjedhja e kancelares është një moment përmbyllës pas 171 ditësh të përpjekjeve politike. Një udhëtim fillimisht në tokën e re të koalicionit Jamaika, pastaj në buzë të humnerës politike drejt hutimit dhe më në fund në fillimin e vjetër-të ri demonstrativ. Këto 171 ditë treguan një gjë: sistemi politik gjerman është i përgatitur për sfida të tilla. Ky është një sinjal i mirë. Por gjermanët duhet të sillen më me modesti në vlerësimin e rrjedhave politike në shtete të tjera, të cilëve iu desh të përballen me sfida të krahasueshme në kohë shumë të vështira ekonomike. Mandati i katërt i Merkelit do të kthehet në një test të ri, ndoshta në testin më të madh politik për të.

Gjatë paradites, Merkeli shkoi dy herë që nga Rajshtagu te Presidenti i Gjermanisë Steinmeier në Pallatin Bellevue. Ky është një ritual i përcaktuar, që kancelarja ose kancelari pas zgjedhjes të shkojë fillimisht te presidenti për t’u emëruar, për t’u kthyer pas kësaj sërish në parlament për të bërë betimin dhe për të shkuar pas kësaj me ministrat sërish te kryetari i shtetit.

Në këtë ditë zgjedhjeje pati një fjalim të vetëm, ai qe fjalimi i Presidentit: “Për të rifituar besimin e humbur nuk do të mjaftojë freskimi i së vjetrës. Kjo qeveri duhet të tregojë se është e aftë nga e para dhe duhet ta tregojë ndryshe.” Fjalët e papritura të Steinmeierit, paralajmërimi shumë i thellë bëhet në këtë ditë titulli i koalicionit të ri.  DW.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Nuk kanë më forcë kundër shqiptarëve as serbët dhe as grekët
Previous article ARTUR AJAZI/ Kur Monika flet për “kandidatë të përbashkët”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k