• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
CHRISTOPH STRACK/ Corona – Ditët e tmerrit!
Home
Blog

CHRISTOPH STRACK/ Corona – Ditët e tmerrit!

March 23rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Pamjet nga veriu i Italisë janë të tmerrshme. Automjetet ushtarake ngarkohen në Bergamo në mbrëmje me kufoma të të vdekurve nga virusi Corona dhe largohen e shkojnë pjesërisht deri 100 kilometra larg, në qytete të tjera. Krematoriumi lokal nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të djegur të gjitha viktimat në Bergamo. Rajoni është i mbingarkuar nga numri i madh i të vdekurve.

Nga dita në ditë po shtohet numri i të vdekurve me qindra të tjerë. Në tri ditët e fundit shifrat ishin të tmerrshme: 427, 627, 793… Ka raste kur vdesin të gjithë të vendosurit në ndonjë azil për pleq, apo gjysma e banorëve të ndonjë fshati në afërsi të Alpeve. Po vdesin mjekë, forcat sanitare, priftërinj. Vdekja ka përfshirë shumë vende të Evropës. Ekziston frika reale se vala e vdekjeve do të shtrihet edhe më shumë. Ajo që po shohim në Itali duket si një ogur i zi.

Pse?

Italia në luftë, Evropa dhe bota e shokuar e në frikë. Këto pamje në media deri para dy javësh janë dukur tërësisht të pamundura. Ka pak ngjarje të tjera që mund të krahasohen me zhvillimet e tanishme. Ndoshta cunami në jug të Azisë në vitin 2004, me të paktën 230.000 të vdekur.

Ndoshta edhe ngjarjet e vitit 1755 në Lisbonë, kur nga termeti vdiqën rreth 60.000 persona. Zhvillimet e asaj kohe kanë ndikuar në zhvillimet më vonë. Por një pyetje ka mbetur: pse? Këto zhvillime në natyrë janë trajtuar nga shumë filozofë, autorë, teologë… Ata mendojnë se zhvillimet në Lisbonë kanë shënuar një kthesë.

Kur shikojmë vitin 1755, atëherë edhe sot duhet të ndërgjegjësohemi, të rishikojmë parimet e jetës dhe vetëkuptueshmërinë e jetës së përditshme, duhet të mendojmë për solidaritetin dhe kufijtë tanë. Ata që sot flasin për dënimin e Zotit, kthehen në të kaluarën e origjinës, në fundamentalizëm.

Vdekja

Automjetet ushtarake në netët e Italisë janë një pamje që nuk harrohet. Një pamje që paralajmëron. Mjekët në Itali dhe politikanët në Gjermani kanë një thirrje të përbashkët: #Rrinështëpi! Mos u afroni me të tjerët. E përditshmja duhet të ngrihet. Shtrirja e sëmundjes duhet të ngadalësohet. Pamjet dhe skenat e Italisë dëshmojnë se sa seriozisht duhet të kuptohen këto thirrje. Mjekësia ende nuk ka përgjigje ndaj kësaj sëmundjeje. Ndaj kujdes!

Gjendja alarmante është edhe në shumë vende të tjera. Gjendje e rëndë është në Spanjë, SHBA… Vdekja ka mbërritur. Vdekja në vendet perëndimore është futur nën fasadat e arta të arritjeve të mëdha dhe po shënon rekorde.

Kujtimet

Automjetet ushtarake me të vdekur dëshmojnë se ky vend po lufton kundër një armiku të padukshëm. Viktimat janë kryesisht të moshuarit dhe personat me sëmundje të tjera. Ata që e njohin jetën në Itali e dinë se sa vend miqësor, i hapur, përplot jetë dhe me histori të jashtëzakonshme është ai. Një vend ku edhe fshatrat më të vogla respektojnë dhe festojnë të vdekurit, ruajnë kujtimet. Tani vdekja vjen e vetmuar, pa ceremoni varrimesh, vdekje pa emër. E kujtimet? Kur Corona të kalojë një ditë, dhimbja do të jetë e madhe. Varësisht nga numri i viktimave, jo vetëm në Itali por në mbarë Evropën.

427, 627, 793… numri i viktimave do të rritet, jo vetëm në Itali por edhe në vendet tjera. Edhe një kohë të gjatë, me javë të tëra. Ne duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes për njëri-tjetrin. Duhet të mësojmë sërish vlerën e jetës. Zhvillimet e ditëve të sotme nuk duhet të harrohen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Nuk na duhen lajmet “live” nga spitali, puna është si të mos shkojmë atje
Previous article ILIR METAJ/ Më të pashpresë, janë të painfektuarit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k