• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Nuk na duhen lajmet “live” nga spitali, puna është si të mos shkojmë atje
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Nuk na duhen lajmet “live” nga spitali, puna është si të mos shkojmë atje

March 23rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vdekur në mëngjes, por u ringjall fatmirësisht në mesditë.

E di që nuk ka qenë e qëllimshme, por është rasti për të reflektuar se lajme të tilla nuk i duhen as dreqit. Nuk janë as etike, as profesionale, por mbi të gjitha, ato janë krejtësisht të padobishme.

Ndaj edhe duhen kursyer këto energji të panevojshme, që shkaktojnë, jo vetëm dëme, por edhe emocione të papërshtatshme, thjesht për shkak të një keqkuptimi.

Nuk shikoj asnjë arsye pse të çohet dëm respekti dhe mirënjohja e merituar për punën e përkushtuar të qindra gazetarëve, të cilët në këto kohëra të vështira rrezikojnë jo pak për të na mbajtur të informuar.

Por ne nuk kemi nevojë ta mësojmë në kohë reale vdekjen e çdo të sëmuri me koronavirus, ndaj edhe duhet ndërprerë kjo gara e pakuptimtë, se kush do ta japë njoftimin e pari.

Qytetarëve të mbyllur në shtëpitë e tyre u mjafton buletini zyrtar një herë në ditë, ashtu si kudo në botë, për të mësuar ekzaktësisht, se sa është përhapja dhe sa është numri i viktimave të COVID 19.

Askujt nuk i vlen gjuetia e pakuptimtë për hollësi të panevojshme të asaj që ndodh brenda mureve të spitaleve infektive, përveçse është një hall më shumë për stafet mjekësore.

Sepse, sikur të mos u mjaftojë ngarkesa me të sëmurët, ata duhet të përballojnë edhe presionin e atyre, që e presin me padurim lajmin jashtë, mundësisht përpara se ngjarja të ndodhë.

Spitali është stacioni i parafundit i kësaj lufte dhe gjithë merita është që ta shtyjmë sa të mundemi mbërritjen atje. Ndaj edhe është koha që njerëzit të informohen më shumë se si ta arrijnë këtë synim ekzistencial.

Ata sot kanë nevojë të dinë se çfarë gjërash thelbësore duhet të ndryshojnë nga jeta e tyre, që në radhë të parë, të mos bëhen për spital.

Dhe kjo është një betejë e vështirë, që fillon në minutën e parë të liridaljes për nevoja të domosdoshme dhe mbaron në sekondën e fundit të karantinës, për të cilën askush në planet nuk e di me siguri sa do të zgjasë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Mjekë të familjes, kapni telefonat!
Previous article CHRISTOPH STRACK/ Corona – Ditët e tmerrit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k