• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Vrasja e Sabrinës, krim i parathënë
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Vrasja e Sabrinës, krim i parathënë

September 12th, 2021 F.autor Blog 0 comments

E vrau tek po hante. Ishte drekë e vonë, sa qe kthyer nga puna dhe kishte uri. I duhej të punonte, të ushqente veten dhe vajzën tre vjeçare. Krimi për të cilin u ndëshkua Sabrina 23 vjeçare ishte divorci nga një burrë problemor, dmth nga ky ‘trimi’ që e vrau me bukë në gojë.

S’ishte krim i papritur, rrufe në qiell të pastër, përkundrazi ishte vrasje e paralajmruar. Para një viti e ndjera kishte marrë vajzën dhe kishte ikur tek prindërit për t’i shpëuar sherrit e shamatasë së përditshme. Trimi në fjalë qe ofenduar rëndë dhe kishte vajtur ta merrte nën kërcënimin e armës. Si rezultat përfundoi në burg. Kemi apo s’kemi shtet!

U gjetën ca të pandërgjegjshëm, gjyqtarë e mjekë që, për arsye që s’dihen por të gjithë i marrim me mënd, e nxorrën nga burgu tak – fak. Përkundër zullumeve të një pakice të korruptuar, shteti mbeti shtet, gjykata e paisi vajzën e gjorë me urdhër mbrojtjeje. E mbrojtur me dy gisht letër ishte edhe kur në mes të ditës erdhi trimi dhe e vrau. Të paça o shtet🤡

Parë kështu vrasja e Sabrinës ishte e paralajmruar, madje edhe e parathënë. Erdhi si fatalitet që, megjithëse kishte dhenë shenja prej kohësh, nuk e shmangën dot as dy familjet, as komuniteti, madje as shteti.

Por vrasja në fjalë ishte e parathënë edhe në një rrafsh tjetër, më të gjerë. Flasim e përflasim jo pak vrasje të këtij lloji. Rioshë e burra të prekur në namuz, rrëmbejnë koburen e bëjnë gjëmën se e dashura a bashkëshortja braktisin lidhjen a kërkojnë divorc. Sa kohë të kemi namuzqarë të tillë, që i shohin vajzat a gratë jo si partnere të barabarta, por si mall që u përket atyre, vrasjet e kësaj natyre do do vazhdojnë si fatalitet.

Në raste si ky i djeshmi në Fier kambanat nuk bien për viktimën, por për atë që ka vdekur brenda nesh si shtet, si moral, si shoqëri e si individë.

( Nga cikli ‘ Djerrinat e shpirtit’ )

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Lufta për bazën e partisë, berishistët apo bashistët, kjo është çështja
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Pse Berisha do t’i puthë dorën, që s’ja kafshon dot Lulzim Bashës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k