• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Lufta për bazën e partisë, berishistët apo bashistët, kjo është çështja
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Lufta për bazën e partisë, berishistët apo bashistët, kjo është çështja

September 12th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Partia Demokratike qysh në fillimet e saj, u pozicionua si “parti krahinore”. Këtë gjë e bëri pikërisht Sali Berisha dhe shpura e tij që vinte kryesisht nga mentaliteti i “principatës”. Dalëngadalë, në kupolën drejtuese të asaj partie nga fillimi deri sot, nisën të ngjiten me rradhë njerëzit mbështetës të Sali Berishës, duke kapur drejtimin e forumeve kryesore të saj.

Në median e saj, në kryesinë e saj, në Këshillin Kombëtar dhe “pikat kyçe” ku Doktori mund të kishte besim të plotë, do të gjeje kryesisht njerëzit e besuar të tij. Ishte porosi padyshim, ashtu siç edhe u veprua pas 1992 me dyndjet drejt Tiranës, duke synuar të kishte sa më shumë votues. Partia Demokratike ngjasonte me një “principatë” ku ai që vinte nga Shkumbini e poshtë, ishte “i lënë pas dere” edhe pse kishte dhe premtonte kontribute për lirinë, demokracinë, progresin shoqëror, etj.

Me dashjen e plotë dhe dijeninë e tij, Berisha krijoi “principatën e fortifikuar” me njerëz të klanit dhe krahinës tij. Për këtë askush nuk mund të më kundërshtojë. Mjafton të thuash se 99% e Gardës ishin tropojanë, mjafton të thuash se 99% e uniformave blu (kryesisht drejtuesit) ishin tropojanë, mjafton të thuash se 99% e zyrave ishin të mbushur me tropojanë. Dukej sikur Berisha kishte menduar se do të ishte i përjetshëm në qeverisje, apo dhe në krye të PD-së. Por ja që “bota rrotullohet”.

Ai nuk kishte besimin të zgjidhte pasuesin e tij Sokol Olldashin (toskë),një prej bashkëpunëtorëve më të afërt, por përzgjodhi Lulin, prej të cilit do të merrte ndëshkimin dhe zhgënjimin e jetës. Sot Sali Berisha është jashtë mureve të SHQUP-it, (principatës) edhe pse thotë se “mund të futen në seli sa herë të dua”. Ajo parti sot është prona e Lulzimit, njeriut që dukej sikur “do të ishte i përulur përjetësisht ndaj Berishës”, dhe Doktori nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur gjë. Por përtej kësaj, më e rëndësishme është të kuptojmë se, nga sot e tutje, ajo parti ka gjasa të ndahet në “bashistë dhe berishistë”.

Duket se beteja do të jetë e gjatë dhe e pabarabartë. Kjo është e sigurt. Sali Berisha nuk mund ta pranojë të flaket nga selia e Partisë Demokratike, nga Luli, qoftë edhe për hir të amerikanëve. Shumica në grupin parlamentar të PD-së, duket sikur po përkrahin Lulin, por ajo që mbetet një problem i madh për të ardhmen e tij “si kryeministër i ardhshëm”, është baza e asaj partie, janë votuesit. Është pikërisht ajo, anëtarësia që edhe në 8 vitet e shkuara, kishin si “busull” drejtimi Sali Berishën dhe jo Lulin.

Sërish do të jetë ajo, që pas vendimit të tij për përjashtimin e Berishës, ti bashkohet këtij të fundit në rrugëtimin statusor për shkarkimin e Bashës si kryetar partie. Shumë shpejt, ne do të shohim një kryesi të ndarë, një Këshill Kombëtar të copëzuar, dhe një anëtarësi të çoroditur, e cila me gjasë do ti bashkohet shpejt Doktorit. Kjo mbetet drama e vërtetë e Partisë Demokratike, e cila edhe pse shumë mëndje thonë se “do ta detyrojë Lulin të dorëhiqet”, sërish besoj se ai do të qëndrojë aty, siç bëri pas 5 humbjeve rresht përballë Ramës. Luli nuk e njeh humbjen ashtu siç nuk njeh edhe “sedrën e burrit”, sepse të kryetarit nuk e diskuton. Këtej e tutje, lufta për të kapur dhe patur mbështetjen e bazës së partisë, do ta shpjerë atë forcë politike drejt rrënimit, ku e keqja më e vogël mbetet copëzimi i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ A u rrëzua tabuja Berisha?
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Vrasja e Sabrinës, krim i parathënë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k