• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ: Të gjithë bashkë!
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: Të gjithë bashkë!

November 28th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Në festat e nëntorit gjithnjë më vjen ndër mend urimi i moçëm. ‘Gëzuar’, thoshje ti dhe tjetri ta kthente po me urim: ‘Gjithë bashkë!’.

Urimi ‘gjithë bashkë!’ përdoret më rrallë sot, më shumë nga të moshuarit se sa nga të rinjtë.

Po qe se gjuha do ndiqte logjikën e fakteve, ky urim do të duhej të ishte masiv, sidomos për festat e nëntorit. Një varg arsyesh e mbështesin këtë.

Çështja kombëtare shqiptare akoma nuk është zgjidhur tërësisht. Trojet etnike shqiptare janë të ndara në pesë shtete të ndryshme.

Politikanët thonë se trojet amtare do bëhen bashkë në Europën e Bashkuar. Zgjidhje e mundshme, por nuk vjen vetiu, si në ato përrallat me petulla që bien nga qielli.

Duhet shumë punë e mund, që të përshpejtohen proceset integruese, qoftë ato me BE-në, por sidomos ato ndërshqiptare.

Ngjan se këto të fundit janë të tipit ‘shtatë ujë e një oriz’, kanë qamet retorikë e fare pak hapa konkretë. Përgjumje dembelësh, si në atë këngën ‘seç më fle në hije t’ferrës’.

Urimi ‘gjithë bashkë’ do të bënte sens për festat e nëntorit edhe nga që jemi të ndarë e të shpërndarë në gjithë botën. Një në tre shqiptarë është emigrant. Dhe shumica e të ikurve jetojnë me kokën pas, me mall për njerëzit e për vendin, për festat e për flamurin.

Malli e dashuria kanë qenë e janë. Dhe shyqyr që janë. Por na duhen edhe politika bashkëkohore, që do të lehtësonin ivestimet e emigrantëve në atdhe. Të fitonin ata e të përfitonte dhe vendi.

Na duhen politika e projekte, që do të nxisnin mijëra të rinj të talentuar dhe të shkolluar në universitete prestigjoze të botës, të bashkëpunonin me institucione amëtare, qoftë edhe në distancë. Se jemi popull i vogël e burimet njerëzore i kemi të pakta.

Urimin ‘gjithë bashkë’ e bëjnë edhe më të domosdoshëm ndarjet e përçarjet që synojnë të mbjellin politikanët. Edhe tek dëshmorët shkojnë në ditë të ndryshme. Jo po 28-a, jo po 29-a.

Datat e festave i kanë caktuar të zotët e punës, ata që bënë historinë, qoftë më ‘12, qoftë më ‘44.

Politikanët e sotëm bëjnë mirë të zgjidhin hallet e sotme. Dhe, po të kenë këllqe, të përpiqen që ndonjë ditë nga e tanishmja të mbetet në histori e të kujtohet nga ata që do të vijnë.

Vetëm fëmijët dhe furacakët sajojnë beteja për betejat, që i bënë dhe i fituan gjyshërit e stërgjyshërit.

Gëzuar e të gjithe bashkë, 28 dhe 29 nëntorin! 🇦🇱🇦🇱

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI: Për flamurin e 1 kombi dhe 2 Qeveritë e tij!
Previous article Dik Daçi: 28 Nëntori një hap drejt Bashkimit Kombëtar

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k