• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BRIZIDA GJIKONDI/ Kalbëzimi i një proteste
Home
Blog

BRIZIDA GJIKONDI/ Kalbëzimi i një proteste

March 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Njeriu shikon jashtë atë që ka brenda, kapet mbas gjoja të keqes më të vogël se të keqen e ka në ekzistencë, dhe e vogël e madhe, ç’rëndësi ka, ajo është e keqe…. Kur korruptimin e ke në ekzistencë, e justifikon atë jashtë teje, e promovon, e mbron, e brohoret.

Mendoj që këto mund të jenë ndër rrjeshtat e fundit që shkruaj për këtë kastë kriminale politike. Pasi kam vendosur ta luftoj duke e injoruar pasi vëmëndja e ushqen të keqen, injorimi e kalb.

12 vjet të shkuara kam patur një eksperiencë të shkurtër politike me Presidentin e tanishëm, por pa u zgjatur po shpreh vetëm një konstatim personal, momentin që ai përplaste grushtin me fuqi në tavolinë “me idealizëm” dhe ligjëratë të egër kundër “kriminelëve” Berisha dhe Rama, pikërisht atëherë ai kish ngritur pazarin dhe zgërdhihej përbrënda me idealizmin e ne “budallenjëve” që e shikonim me vlerësim. Koha më dha të drejtë. Prej 2008 që atë qënie e shikoj në distancë, kohë e gjatë, pazare dhe grushta dhe zgërdheshje pa fund.. e mbrëmshmja ish thjesht një konfirmim monoton i kalbëzimit të tij dhe të një pjese të shoqërisë shqiptare.

Kush neverit dhe distancohet nga kjo kastë politike që e ka shqyer Shqipërinë nuk shkon as tek Rama as tek Meta as tek Berisha e Basha, por ndez qiriun e vetëdijes kombëtare, sic thoshte nënë Tereza, “mos mallko errësirën por ndiz një qiri”

Në 30 vjet kjo kastë kriminale vetëm është ricikluar, vetëm ka aktruar, i ka përdorur shqiptarët si bagëti që i tërheq me një tufë jonxhe poshtë hundës drejt greminës së vetvetes.

Harmonia e tyre provohet qoftë edhe me një provë mediokre, në 30 vjet këta janë mallkuar, janë sharë, na kanë vrarë, janë bashkuar e ndarë, por kurrë, kurrë, mbas rotacionit të pushteteve nga pseudo e djathta tek pseudo e majta ose anasjelltas nuk kemi parë qoftë dhe një hetim ose procedim penal ndaj ministrave ose titullarve të njëri tjetrit, që kur janë në opozitë i bëjnë të vdekur, por kur vijnë në pushtet i amnistojnë dhe heshtin si skutha, askënd nuk e gjen asgjë… aq sa korruptimi dhe kriminalizimi i tyre ka kaluar ne shoqerine shqiptare si normalitet, dhe kjo te trondit shpirtin.

Protesta e mbrëmshme bëri skanerin e kalbëzimit të nje pjese te shoqërisë shqiptare, askush nuk ish për të ndjerën Kushtetutë, aty ishin ata që ndajnë gjallimin korruptiv njësoj si Meta, që urrejnë Ramën si konkurent korrupsioni jo si simbol korruptimi.

Protesta e djeshme tregoi se shoqeria idealiste shqiptare ka luftë të gjatë dhe të egër me pjesën më të keqe që e ka brënda vetes, e keqe që është aq e pafytyrë sa fshihet mbrapa Flamurit Kombëtar. E keqe, që kur ti bëhet skaneri i pasurive personale do llahtaris të madh dhe të vogël, pasuri të përbindshme të arritura me rrjepjen e skalpit të këtij populli, ndërkohë ky popull ja besoi Shqipërinë që ta përparonte dhe nderonte ndërkombëtarisht, e degdisi atë në humnerat e ekzistencës dhe dinjitetit kombëtar. Po a ka shpresë, sigurisht që ka… unë e kam ndezur Qiriun tim..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ SHBA-ja foli, fundi i Ilir Metës ka filluar
Previous article ARTUR AJAZI/ Nga sot, Meta nuk është më presidenti i shumicës së shqiptarëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k