• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Nga sot, Meta nuk është më presidenti i shumicës së shqiptarëve
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Nga sot, Meta nuk është më presidenti i shumicës së shqiptarëve

March 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Të hutuar nga ç’organizimi i organizuar i grupimit “na bashkoi hidhërimi”, të cilët nuk po arrinin deri në mesditën e 2 marsit të rakordonin veprimet mes tyre dhe atyre që kishin “ftuar” nga jashtë dhe brënda vendit, treshja Doktori-Lulzimi-Iliri, as që do ta kishin menduar se sikletin më të madh do ta kishin pas të hënë. Në fakt nga të gjitha ngjarjet e fundit, ka rezultuar se Lulzim Basha “ka tërhequr këmbën zvarrë”, dhe po merr me vehte edhe Ilir Metën. Duke dashur ti zërë vendin, (pra duke dashur ta fshijë si kryetar opozite) Lulzimit, ndoshta Ilir Meta nuk e kishte menduar se në 2 Mars, ai ka humbur sa për 20 vjet rreputacion dhe vëmëndje.

Pas të hënës, Iliri Meta nuk do të jetë më kreu i shtetit shqiptar, njeriu që shqiptarët e shihnin me habi, (jo admirim) duke pyetur vehten “çfarë bën ky njeri aksidentalisht në Presidencë”. Dhe doli në fakt hamendësia e shumicës së shqiptarëve, sepse në Presidencë, Iliri nuk bënte gjë tjetër veçse merrej me “kalkulime, skenare dhe inskenime”. Ai “kalkulonte” datat e zgjedhjeve, grupimet dhe veprimet e opozitës, çfarë do të vinte pas djegies së mandateve, çfarë do të ndodhte pas djegies së Parlamentit dhe marrjes së pushtetit me dhunë nga PD-ja, çfarë do të ndodhte pas mosnjohjes së zgjedhjeve të 30 Qershorit, duke e mbullur me ngjarjet e fundit, që vulosën vetlargimin e tij.

Ndoshta pa e kuptuar, i pushtuar nga ndjenja e ambicjes, zilisë, dhe mungesës së aftësive për tu përballur me Ramën, ai kishte menduar një reagim apo rezultat tjetër nga shumica qeverisëse dhe ajo parlamentare. Ilir Meta nuk e kishte menduar se Lulzimi po e merrte me vehte, në rrugëtimin e tij drejt fundit të karrierës politike. Ilir Meta nuk e kishte menduar se edhe Doktori, si një njohës i mirë i “situatave”, ja ka patur me të futur, qysh nga momenti kur bënte thirrje për “tu ngritur sovrani të rrëzojë Ramën”, duke detyruar edhe Lulzim Bashën ti bashkohet në rrjetet sociale 2 Marsit.

Dashje pa dashje, Ilir Meta është gjendur i karikuar në “vallen” e Doktorit, me mëndjen e mbledhur “top” se, “me protestën e 2 Marsit , Rama do të bjerë”. Pas të hënës, Ilir Meta nuk do të jetë më presidenti im dhe shumicës së shqiptarëve, por thjesht do të rikthehet në zyrën e tij, për të vazhduar “kalkulimet” e lëna përgjysëm, në pritje të vendimit të Komisionit të Hetimit të Parlamentit për ta shkarkuar, apo dhe reagimeve që pritet të vijnë nga faktori ndërkombëtar.

Pas të hënës, ai nuk mund ti japë mundësi vehtes, të vazhdojë teatrin me institucionet e shtetit, presionet mbi institucionet kushtetuese, të vazhdojë të sillet si kapterri Doktorit, apo më keq akoma të përdhosë librin e shenjtë të Kushtetutës. U kujtove shumë vonë Ilir, për “popullin e Kushtetutës”, u kujtove shumë vonë për sovranin, ose ndoshta ke harruar se shqiptarët nuk janë të gjithë anëtarë të “Akademisë Rinore të LRI-së”.

Nga sot, Ilir Meta nuk është më presidenti Shqipërisë, por është dhunuesi Kushtetutës, nxitësi më brutal i turmave, manipuluesi më flagrant me ligjet e këtij vendi, dhe mbi të gjitha, frikësi më i madh i një drejtësie të re. Nga sot, Ilir Meta vulosi me dorën dhe gojën e tij, fundin dhe divorcin me shumicën e shqiptarëve, që besojnë , votojnë dhe aspirojnë në zbatimin e reformave dhe integrimin, e vendit në Bashkimin Europian.

Në fjalimin e Ilir Metës, kishte mllefe dhe zbrazëti, kishte ankth e frikë, dhe kjo dukej në sulmet e paprincipta ndaj qeverisë, institucioneve (faktorit ndërkombëtar) veçanarisht atyre të drejtësisë, dukej në paralajmërimet e tij dëshpëruese për shpërndarjen e Parlamentit në 15 Mars, duke na treguar dhe vërtetuar sa e nevojshme, dhe sa urgjente mbetet shkarkimi i tij, dhe pastaj përballja me ligjin.

Fjalimi i Ilir Metës, tregoi jo “merakun e madh” ndaj Kushtetutës dhe shtetit, por frikën e madhe, e cila e ka ç’ekujlibruar atë prej kohësh. Akuzat , denoncimet dhe fatet e Ilir Metës, janë grafma e fundit e tij, ndaj pamundësisë për ti rënë me gurë, shtetit ligjor, institucioneve të reja të drejtësisë, dhe të ardhmes së vendit. Tubimi i Metës, manipulimi me flamurin amerikan, dhe reagimi korrekt i Ambasadës së SHBA, ishin përgjigja më e mirë ndaj një ish-presidenti, që kërkon të përmbysë me thirrje antiligjore, një Parlament dhe qeverisje të ligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRIZIDA GJIKONDI/ Kalbëzimi i një proteste
Previous article FLOGERT MUÇA/ Demokratë, ta gëzoni liderin e ri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k