• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
BLENDI GONXHJA/ Qëkur të jesh sllav është krim? Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim?
Home
Blog

BLENDI GONXHJA/ Qëkur të jesh sllav është krim? Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim?

August 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni. Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D’Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros. Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre. Ndërsa Bregoviç është një artist i mirëfilltë, instrumentist i thellë dhe elegant i Ballkanit tonë të rrëpirtë, të vrerosur prej nacionalizmave përralluese.

Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën! Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit? Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran! 🙌🤝🥰🤗

Bijelo Dugme – Kosovska:

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJAN GALDINI/ Sali Berisha si komunisti i fundit i Ramizit
Previous article FATBARDH KADILI/ Berisha, i shmangshëm!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k